Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka shprehur mbështetjen e saj për protestën kundër projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Në InstaStory, Jaho është solidarizuar me qytetarët, aktivistët dhe banorët që kundërshtojnë zhvillimet në zonë, duke shpërndarë pamjet e protestës masive në Tiranë.
Reagimi i artistes ka marrë vëmendje të madhe online, ku qindra ndjekës kanë shpërndarë dhe komentuar mesazhin e saj.
Protestat në Zvërnec kanë vijuar prej ditësh dhe janë shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe forcave të sigurisë private, ndërsa çështja ka nxitur debat të gjerë publik në vend. Mbështetja e një figure ndërkombëtare si Ermonela Jaho i jep jehonë edhe më të madhe kauzës së protestuesve, duke e kthyer çështjen e Zvërnecit në një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit.

Lexo edhe
SHOWBIZ
“Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën, poetja: Unë jam në rol

“Po argëtohem duke u tallur”, Zhaku, Iliri dhe Sara në televotim, fermerët nuk kursejnë akuzat për njëri-tjetrin

Frymëzim për disa breza, Adi Krasta “thyen rregullin” dhe hyn në Ferma Vip: Hera e parë në një reality

Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin

Indri: Pres një përgjigigje nga Vanesa pas letrës publike

Moderatorja shqiptare i vjedh “shkëlqimin” yllit të PSG-së, “josh” edhe mediat angleze

“Backrooms” shpërthen në kinema, debuton me shifra rekord në SHBA

Sot, 100 vite nga lindja e Marilyn Monroe, ikonë e përjetshme e ekranit botëror





