Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Eurovision 2026 çel siparin me paradën e 35 shteteve, Alis tërheq vëmendjen në ceremoninë madhështore

P
Piranjat11 May 2026, 11:58 · 2 min lexim
Eurovision 2026 çel siparin me paradën e 35 shteteve, Alis

Ceremonia e hapjes së Eurovision Song Contest 2026 solli atmosferë festive dhe emocion për fansat e muzikës europiane, teksa përfaqësuesit e 35 shteteve parakaluan në tapetin turkez në një nga momentet më të rëndësishme para nisjes së garës.

Shqipëria u përfaqësua nga Alis Kallaci, i cili tërhoqi vëmendjen e mediave dhe publikut me paraqitjen e tij në eventin madhështor që po zhvillohet në Vjenë të Austrisë.

Artisti shqiptar u prit ngrohtësisht nga publiku dhe mediat e huaja, ndërsa gjatë intervistave foli për këngën “Nan”, një krijim me ngarkesë emocionale dhe elementë të fortë tradicionalë shqiptarë të ndërthurur me tinguj modernë.

Përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision këtë vit vjen pas triumfit të Alis në Festivalin e Këngës në RTSH, ku ai siguroi biletën drejt skenës më të madhe europiane të muzikës me këngën fituese “Nan”. Vetë artisti ishte shprehur pas fitores: “Do bëj maksimumin tim në Eurovizion. Do jap shpirtin.”

Kënga “Nan” është pritur pozitivisht si nga publiku shqiptar ashtu edhe nga fansat ndërkombëtarë të Eurovision-it, duke u konsideruar si një nga prurjet më autentike të këtij edicioni jubilar të 70-vjetorit të festivalit.

Në këtë edicion marrin pjesë 35 shtete, ndërsa Eurovision 2026 po zhvillohet në Vjenë të Austrisë, ku organizatorët kanë premtuar një spektakël të madh muzikor dhe një garë të fortë artistike. Shqipëria synon finalen e madhe me performancën e Alis, e cila pritet të kombinojë traditën shqiptare me frymën moderne të skenës europiane.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.