"Faleminderit për spermën"/ Ish konkurrentja e Përputhen flet pas lindjes së vajzës dhe për marrëdhënien që ka me Arnoldin!

Katerina Goga dhe Arnold Damazeti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por pas ndarjes mes ish-çiftit të “Për’puthen” ka vijuar të mbetet në qendër të vëmendjes çështja e atësisë së vajzës së tyre. Ndarja e tyre u bë publike në qershor, kur Katerina deklaroi se prej rreth tre muajsh nuk kishin komunikuar. Në atë periudhë, mes dy ish-partnerëve pati edhe deklarata publike lidhur me shtatzëninë dhe kërkesën për një test ADN-je.
Tashmë, pas lindjes së vajzës, Katerina ka folur për herë të parë ku ka treguar edhe se çfarë ka ndodhur me testin që Arnoldi kishte kërkuar më herët.
Ajo rrëfeu se pas lindjes kishte menduar të kontaktonte ish-partnerin dhe madje kishte shkruar një mesazh, por në fund zgjodhi të mos ia dërgonte. “Në fakt e shkruajta një mesazh, po nuk e dërgova kurrë. E shkruajta me atë inatin që kam unë: ‘Faleminderit për spermën, kam këtë beb super, që e rrita dhe e ushqeva vetë me këtë trupin tim’. Kaq. Nuk isha gati akoma”, rrëfeu Katerina.
Sipas saj, komunikimi mes tyre u rikthye më vonë. Katerina tregoi se pasi kishte kontaktuar një person të afërt me Arnoldin, ai e kishte zhbllokuar dhe më pas e kishte telefonuar për të diskutuar pikërisht çështjen e testit të ADN-së. “Më kontaktoi pastaj, më foli në telefon, e hoqi bllokun dhe më mori që të flisnim për atë gjë”, tregoi ajo. Katerina tha se këtë herë ishte ajo që i kërkoi Arnoldit të vinte për të kryer testin, me qëllim që çështja e diskutuar prej muajsh publikisht të merrte një përgjigje.
“I thashë: ‘Do vish të bëjmë atë gjë, të lutem. Duhet, nuk mund të jetë kështu’. Sepse u bë që u bë, më pyesnin të gjithë. Edhe unë edhe ai e dimë, po flitet kot”, u shpreh ajo. Megjithatë, pavarësisht komunikimit mes tyre, testi i ADN-së ende nuk është kryer. Sipas Katerinës, Arnoldi deri tani nuk ka ardhur për ta realizuar.
Çështja e atësisë ishte bërë publike që gjatë shtatzënisë. Në qershor, Arnoldi deklaronte se prej muajsh kishte kërkuar një test ADN-je dhe pretendonte se Katerina nuk kishte pranuar ta kryente. Nga ana tjetër, ajo e kundërshtoi këtë version, duke deklaruar se testi mund të bëhej pas lindjes së fëmijës.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Çfarë ndodhi me aktoren e AI? “Defekti” live e detyron të kalojë papritur në kinezçe

Reagon motra e të ndjerit Giorgos Mazonakis: Vëllanë ma vranë...

Të gjithë festuan 25-vjetorin e Top Channel, por Bora Zemani nuk u pa askund

Nusret “çmend” rrjetin me veprimin e fundit, pamjet nga restoranti bëhen virale

Djali i modeles së njohur Cindy Crawford ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare

Sarah Berisha konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Kemi disa muaj që nuk jemi më bashkë”

Mbreti Charles kishte një nofkë të veçantë për Meghan Markle, ja çfarë nënkuptonte!

Motra e Mazonakis: George u vra nga mjekët





