
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram, në një deklaratë të gjatë, lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë si dhe me komentet dhe gjykimet e shumta të publikut.
Në deklaratë theksohet mbështetja e plotë për Albën dhe besimi i palëkundur në forcën, karakterin dhe veprimet e saj, duke nënvizuar se ajo është 100 për qind vetvetja dhe reale në çdo situatë.
Familja shprehet se çdo vendim i Albës do të respektohet dhe mbështetet, pavarësisht mënyrës se si ka rrjedhur loja brenda formatit.
Sipas reagimit, konsiderohet e padrejtë dhe absurde që publiku të gjykojë situata personale që ndodhin brenda një formati që nuk ka karakter edukativ, duke theksuar se ngjarje të tilla ndodhin edhe jashtë tij, në jetën reale.
Familja apelon për empati, duke kujtuar se askush nuk e njeh plotësisht realitetin dhe ndjenjat e atyre që po i përjetojnë situatat nga brenda.
“Çdo familje ka persona që gabojnë dhe bëjnë gjëra që nuk dinë t’i kontrollojnë, por askush nuk ka të drejtë të gjykojë mënyrën se si dikush zgjedh ta jetojë jetën e vet”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.Gjithashtu, familja dënon komentet ofenduese, bullizuese dhe denigruese, duke theksuar se ato nuk pasqyrojnë vlerat e një shoqërie të shëndetshme dhe se secili duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët e veta.
Në reagim theksohet se Alba nuk i jep llogari askujt për jetën e saj personale dhe se, ndonëse tradhtia dhe dhuna ndodhin edhe jashtë formatit, ato nuk duhet të normalizohen.
Në fund, familja falënderon nga zemra të gjithë ata që e mbështesin Albën, duke i konsideruar si motivimin kryesor për veprime të mira dhe për një jetë më të mirë.
“Ju jeni arsyeja pse Alba është në finale”, thuhet në mesazh.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
29 January10:06
Pas eliminimit nga ‘BBVA’, Keijsi zbulon nëse ka ende ndjenja për Inën
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili mbrëmjen e kaluar u përjashtua nga gara ...
SHOWBIZ
29 January09:29
Fansat sulmojnë Harry Styles për biletat e turneut: Je lakmitar dhe i shkëputur nga realiteti
Fansat e Harry Styles kanë shpërthyer në kritika ndaj këngëtarit, duke e quajtur “të babëzitur” dhe “jash...
SHOWBIZ
28 January22:57
"Nuk ka shkëndija...", Brikena për Mateon në dhomën e rrëfimit (VIDEO)
Pas sqarimit gjatë spektaklit të djeshëm, Brikena ka folur në dhomën e rrëfimit për raportin me Mateon.
Ajo është...
SHOWBIZ
28 January22:42
A do largohet Angelina Jolie nga Amerika? Daily Mail zbulon vështirësitë e saj financiare pas betejës ligjore me Bradd Pitt
Shitja e apartamentit të vjetër të Angelina Jolie në New York City ka nxitur sërish spekulime mbi gjendjen e saj financiare dhe planet ...
SHOWBIZ
28 January22:11
VIDEO/ Limi dhe Alba futen nën jorgan, skena të “nxehta”
Alba Pollozhani dhe Lim Hoti janë ribashkuar në spektaklin e të hënës duke shkëmbyer kështu puthje në buzë. Ata si&...
SHOWBIZ
28 January21:51
Flet organizatori i dasmës: Jam i befasuar nga qëndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindërve të tij
Planifikuesi i dasmës së Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz ka folur për përvojën e tij para dasmës së tyre, duke ndërh...
SHOWBIZ
28 January21:34
Donald Trump nuk i lyen më flokët: Një lëshim ndaj moshës
Nga biond në ngjyrë platini duke kaluar edhe në një fazë rozë, sidoqoftë, tani, sipas revistës ”New York”, p...
SHOWBIZ
28 January21:20
Reperja e famshme Nicki Minaj adhuron Trump: Unë jam fansja numër një e presidentit
Reperja e famshme dhe ylli i skenës muzikore globale Nicki Minaj tha se ajo është “fansja numër 1 e Presidentit të SHBA-së D...
SHOWBIZ
28 January20:32
“Do të bëj të vrasësh veten, do prekësh fundin, mos gjetsh varr”/ Ogren Balluku: Neda më dhunonte në sy të fëmijëve
Ndarja e bujshme e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i zv/kryeministres Belinda Balluku, vijon të jetë ...
SHOWBIZ
28 January19:45
Gjesti jep lajmin e madh për fansat, të parin pas tragjedisë familjare
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe dhimbjeje, artisti i njohur Gjesti është gati të rikthehet në skenën muzikore ...