Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj
SHOWBIZ

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën

P
Piranjat31 August 2026, 16:12 · 3 min lexim
“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon

Një intervistë e mëhershme e kompozitorit Erion Zaloshnja është rikthyer në vëmendje pas disa komenteve të motrës së tij, Ilda Zaloshnja. Kompozitori, i cili ka një vajzë (Aria) nga marrëdhënia e tij shumëvjeçare me këngëtaren Eneda Tarifa ka folur në podcastin Klo’s Friends nga Klotilda Harka, edhe për të bijën, veç të tjerash.

Në komentet e videos, Ilda Zaloshnja, motra e Erionit, ka dalë hapur kundër ish-kunatës së saj, duke thënë se familja e tyre ka qëndruar për vite në heshtje, për shkak të respektit ndaj kohës që Eneda ka qenë pjesë e familjes dhe faktit që ajo është nëna e Arias.

Por më pas, ajo ka bërë akuza të forta ndaj këngëtares, duke pretenduar se gjatë viteve të para të jetës së Arias, Eneida nuk ka qenë e pranishme sa duhet në jetën e vajzës.

“Prej shumë kohësh familja jonë ka qëndruar në heshtje, në respekt të viteve të Enedës pranë nesh dhe të faktit që ajo është mamaja e Arias. Por Eneida vetëm gruaja e nënë e mirë nuk është. Një nënë që rri gjithë ditën rrugëve e vjen në 10 të darkës çdo ditë në shtëpi, nuk është nënë!

Një nënë që ikën me ditë të tëra, gjoja koncerte, dhe nuk i bie njëherë telefonit të pyesë për të bijën, vetëm nënë nuk quhet! Këto ishin 10 vitet e para të Arias, një fëmijë e dëshiruar për nënë, dhe sot e manipuluar keq nga nëna e saj… dëmin e këtij manipulimi e vuan Aria dhe im vëlla, dhimbjen e të cilit e sheh qartë kushdo që do ta shohë!”
Komentet e saj u kundërshtuan nga disa komentues të tjerë, të cilët e cilësuan si të panevojshëm reagimin ndaj nënës së fëmijës. Ilda iu përgjigj duke këmbëngulur se kishte ardhur momenti që familja të fliste.

Në një tjetër reagim, ajo shkruan se prindërit nuk duhet t'i përdorin fëmijët si “armë” kundër njëri-tjetrit, pasi dëmi, sipas saj, i bëhet fillimisht fëmijës.

“Familja jonë ka mbajtur shumë përsipër e nganjëherë nuk duhet heshtur më!”, shkruan ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.