Çfarë dhurate i mori Mbreti Charles mbesës Charlotte gjatë vizitës në Irlandën e Veriut?

Charles III ka treguar edhe një herë lidhjen e tij të veçantë me familjen mbretërore, duke zgjedhur një dhuratë për mbesën e tij, Charlotte of Wales, gjatë një vizite zyrtare në Irlandën e Veriut. Monarku 77-vjeçar, i shoqëruar nga Mbretëresha Camilla, nisi një vizitë tre-ditore në Belfast më 19 maj.
Gjatë ndalesës në qendrën inovative W5 LIFE, ai u takua me sipërmarrës të rinj të mbështetur nga King’s Trust dhe vizitoi biznese lokale.
Aty, Mbreti u ndal te një biznes artizanal i quajtur Empower Flower, ku zgjodhi një aksesor të vogël, një varëse me rruaza për Charlotte, 11 vjeçe. Sipas pronarit të biznesit, Rachel Rose, ai u shpreh se ishte i sigurt që mbesa e tij “do ta pëlqente shumë” dhuratën.
“Faleminderit, ajo do ta dojë këtë,” mësohet të ketë thënë Mbreti gjatë bisedës me artizanen.
Biznesi në fjalë u prezantua si pjesë e një programi mbështetës për të rinjtë sipërmarrës, ndërsa vetë pronarja e përshkroi takimin si një moment të paharrueshëm dhe emocional.
Lidhja mes Mbretit Charles dhe Princeshës Charlotte është përshkruar shpesh si e afërt, ndërsa Charlotte njihet gjithashtu për dashurinë e saj ndaj aksesorëve dhe dhuratave të punuara me dorë, të cilat shpesh i krijon edhe vetë për familjarët e saj.
Ky gjest i thjeshtë gjatë vizitës zyrtare u pa si një tjetër dëshmi e anës familjare të monarkut, përtej angazhimeve të tij mbretërore.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Monika Kryemadhi: Mateo dhe Brikena do të ndahen

Juela Nikolli tregon sa paguhej kur punonte për “Hermes”

A është takuar me Selin pas daljes nga BBV 5? Miri zbulon raportet me ish-banorët

Victoria Beckham gati të shesë perandorinë e saj? Marka prej 100 milionë funtesh në prag marrëveshjeje

"Gruaja më braktisi kur mësoi se isha me kancer", avokat Vishaj rrëfen dramën e jetës





