Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SHOWBIZ

Çfarë do të bëjë me paratë? Ben Affleck fiton 1 milion dollarë në “Who Wants to Be a Millionaire”

P
Piranjat 1 August 2026, 08:33 · 2 min lexim
Çfarë do të bëjë me paratë? Ben Affleck fiton 1

Aktori i famshëm, Ben Affleck, ka triumfuar në edicionin e njohur të “Who Wants to Be a Millionaire”. Ai ka fituar çmimin maksimal prej 1 milion dollarë, të cilin do t’a dhurojë për bamirësi.

Aktori fitues i çmimit Oscar, Ben Affleck, ka triumfuar në edicionin e famshëm të “Who Wants to Be a Millionaire”, duke fituar çmimin maksimal prej 1 milion dollarësh, të cilin do ta dhurojë për bamirësi. Aktori fitues i çmimit Oscar, garoi së bashku me kampionin e “Jeopardy!”, Jamie Ding, në spektaklin e drejtuar nga Jimmy Kimmel. Dyshja arriti deri në pyetjen finale, ku u përball me një sfidë mbi emrat e gjelave të detit të falur ndër vite nga presidentët amerikanë gjatë festës së Falënderimeve.

Pas një diskutimi të shkurtër dhe përdorimit të ndihmave të lojës, ata zgjodhën përgjigjen e saktë dhe siguruan çmimin prej 1 milion dollarësh.

Sapo u konfirmua fitorja, Affleck dhe Ding shpërthyen në festë, duke u përqafuar mes duartrokitjeve të publikut dhe konfetive në studio.

Shuma e fituar do t’i dhurohet “Eastern Congo Initiative”, organizata jofitimprurëse që Ben Affleck bashkëthemeloi në vitin 2010 për të mbështetur komunitetet në lindje të Kongos. Gjatë emisionit, aktori u shpreh se ka punuar me këtë fondacion prej rreth 15 vitesh dhe se fondet do të ndihmojnë në përballimin e krizës shëndetësore që po prek rajonin.

Fitorja e Affleck e rendit atë mes pak personazheve të njohur që kanë arritur të fitojnë çmimin maksimal në versionin amerikan të “Who Wants to Be a Millionaire”. Interesant është fakti se një vit më parë, edhe miku i tij i ngushtë Matt Damon fitoi të njëjtën shumë në të njëjtin program, gjithashtu për bamirësi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.