Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

Çfarë fshihet pas postimit që bëri Gjesti? Misteri i “deles rozë” (FOTO)

P
Piranjat30 April 2026, 14:07 · 2 min lexim
Çfarë fshihet pas postimit që bëri Gjesti? Misteri i

Një imazh tejet enigmatik i një deleje rozë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve së fundmi në rrjetet sociale.

Postimi i bërë nga llogaria “three60_music” krijoi menjëherë një valë komentesh, por detaji që zbulon gjithçka fshihet pikërisht te personat e etiketuar në foto.

Në këtë imazh janë etiketuar vetë Gjesti dhe bashkëpunëtori i tij i pandashëm DJ Gimbo, duke konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor nga dyshja.

Komentet e fansave poshtë fotos nuk kanë munguar, duke aluduar për hite të reja e duke pyetur me humor se “çfarë po ndodh me këtë dele”.

Kjo fushatë unike ka goditur në shenjë, duke ngritur kuriozitetin në maksimum dhe duke lënë të kuptohet se “kingu” dhe DJ i tij po përgatisin diçka të madhe që pritet të publikohet shumë shpejt.

Por, se çfarë saktësisht po sjell Gjesti, këtë e ka zbuluar pak ditë më parë emisioni Prive By Liberta Spahiu. Përmes rubrikës e ”E vërtetë, e pavërtetë”, u konfirmua ekskluzivisht se artisti është duke punuar intensivisht për një EP të ri.

Ky mini-album pritet të përmbajë plot pesë këngë të reja dhe është shumë afër publikimit. Me sa duket, “delja rozë” është vetëm hyrja vizuale e kësaj epoke të re muzikore që po afron!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.