“Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata për jetën private, a kanë fermeret një histori të mbartur nga jashtë

Në Ferma VIP është përshkallëzuar konflikti mes dy fermereve Malbora dhe Sara, të cilat prej ditësh kanë pasur përplasje të forta brenda lojës. Situata është bërë edhe më e diskutueshme pasi disa herë, përfshirë edhe gjatë spektaklit Prime, Malbora ka përmendur jetën e Sarës jashtë fermës, duke deklaruar se e njeh mirë atë dhe madje edhe bashkëshortin e saj. Këto deklarata kanë shkaktuar debat si brenda ashtu edhe jashtë formatit.
Gjatë një përplasjeje të fundit, Sara i është drejtuar Malborës duke e akuzuar se ndërhyn në çdo marrëdhënie brenda dhe jashtë lojës, duke theksuar pretendimet e saj se Malbora njeh edhe bashkëshortin e saj.
“Ti futesh në çdo dyshe. Te dyshet brenda dhe te dyshet jashtë. Ke thënë që njeh edhe burrin tim“, i tha Sara.
Në Ferma Club, opinionistja Çiljeta ka komentuar situatën, duke thënë se nuk i ka pëlqyer fakti që Malbora ka përmendur familjen e Sarës, ndërsa shtoi se edhe Sara duhet të tregojë më shumë vetëpërmbajtje në reagimet e saj. Sipas saj, loja e fortë është e mirë, por mund të kthehet në antipati nëse teprohet me zhurmë dhe konflikte.
“Nuk më ka pëlqyer fakti që Malbora i ka përmendur burrin Sarës. Por edhe Sara duhet të jetë më e përmbajtur në reagimet e saj. Më pëlqen që ajo luan, por nuk ka kuptuar që duke dashur të bëjë zhurmuesen mund të bëhet antipatike“, tha Çiljeta.
Ndërkohë, Malbora është përfolur më herët edhe për një tjetër situatë në lojë, ku është aluduar si faktor tensioni në marrëdhënien mes Vanesës dhe Indrit, pas deklaratave të saj se e njeh Indritin edhe jashtë formatit.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Kishte një bisedë pas”/ Dasara Karaiskaj zbulon arsyen e vërtetë pse familja e Olës është kundër Adionit

Romeo dhe Donaldi rikthehen me një projekt të ri, ja ku do i shohim çdo të shtunë

Afrimiteti me Adionin “lëndon” familjarët e Fabjolës, me kokën ulur para të vëllait, Ola kërkon falje dhe distancohet nga fermeri ...

Është në një marrëdhënie me Toneyn? Flet për herë të parë Alba

Filmi biografik shkakton polemika të forta në “Hollywood”, regjisori akuza kolegut të tij: Jackson ishte më keq se Epstein

Selin pas përfundimit të “BB VIP 5”: Gimbon do ta zgjidhja në këtë jetë dhe në tjetrën

"Vajza ime është “dede” para atyre"/ Kush janë fermerët më të djallëzuar? Ermiona flet me emra pas daljes

Pse nuk erdhi babai në finalen e BB VIP 5? Aludimet se është në burg, Selin përballet live me foton





