Këngëtarja e njohur amerikane Demi Lovato ka njoftuar anulimin e disa datave të turneut të saj të ardhshëm, duke përmendur arsye shëndetësore. Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram Story, ku theksoi se prioritet mbetet mirëqenia e saj dhe ofrimi i performancave sa më cilësore për fansat.
Artistja 33-vjeçare ishte në përgatitje për turneun “It’s Not That Deep”, me ndalesa në disa qytete të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ajo pranoi se gjatë organizimit kishte mbingarkuar axhendën dhe se i duhet më shumë kohë për pushim dhe prova.
“Lovatikët e mi – Jam shumë e emocionuar që do të rikthehem në skenë këtë vit. Por ndërsa po përgatitesha për turneun, kuptova se e kisha mbingarkuar veten”, u shpreh Lovato, duke shtuar se dëshiron të sigurohet që do të japë maksimumin në çdo koncert.
Si pasojë, janë anuluar koncertet e planifikuara për muajin prill në Charlotte, Nashville, Atlanta, Las Vegas dhe Denver. Ndërkohë, koncerti në Orlando është shtyrë për më 13 prill, datë që do të shënojë edhe nisjen zyrtare të turneut.
Lovato u kërkoi ndjesë fansave që kishin planifikuar të merrnin pjesë në koncertet e anuluara. Organizatorët kanë bërë të ditur se biletat e blera përmes AXS dhe Ticketmaster do të rimbursohen automatikisht, ndërsa për blerjet përmes palëve të treta kërkohet kontakt me pikën përkatëse të shitjes. Biletat për Orlando mbeten të vlefshme për datën e re
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
12 February16:56
“Kujdes me fjalët”/ Gimbo i shpreh dashurinë Selinit, banorja bezdiset: Boll!
Kristi është zgjedhur lider i shtëpisë, duke përfituar si avantazh mundësinë për të zëvendësuar një...
SHOWBIZ
12 February14:54
Kristi ndërron banorët: Miri shkon te shpella, Gimbo në shtëpi
Si lider i kësaj jave i shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Vëllai i Madh i dha dje Kristit një vendim mjaft të r&...
SHOWBIZ
12 February14:36
Leonora Jakupi në pritje të ëmbël?
Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka qenë ndër figurat më të komentuar të sezonit të katërt të ...
SHOWBIZ
12 February13:15
Familja e Labinot Rexhës reagon për situatat në BBVIP Kosova: Paralajmëron tërheqje nga gara
Familja e këngëtarit të njohur Labinot Rexha ka dalë me një reagim publik pas zhvillimeve të fundit në shtëpinë e B...
SHOWBIZ
12 February12:53
Familja e Labinot Rexhës reagon për situatat në BBVIP Kosova: Paralajmëron tërheqje nga gara
Familja e këngëtarit të njohur Labinot Rexha ka dalë me një reagim publik pas zhvillimeve të fundit në shtëpinë e...
SHOWBIZ
12 February10:25
Rihanna shfaqet me një unazë diamanti, ndizen thashethemet për një martesë “sekrete”
Thashethemet se Rihanna dhe ASAP Rocky janë martuar janë intensifikuar ditët e fundit, kur këngëtarja u pa duke mbajtur një unaz...
Nga Xhuljan Ferzaj
SHOWBIZ
12 February08:28
VIDEO/ Shakira rrëzohet gjatë performancës në skenë, ndrydh kyçin e këmbës
Shakira pësoi një rrëzim të rëndë gjatë një performance live në skenë gjatë fundjavës, duke ndrysh...
SHOWBIZ
11 February22:35
Përballja e madhe ligjore! Dy aktorët e famshëm shkojnë në gjykatë
Blake Lively dhe Justin Baldoni u fotografuan duke mbërritur në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Manhattan për një shan...
SHOWBIZ
11 February22:26
Bëhen virale pamjet ku Klodi shfaqej nudo në një reality show tjetër, para se të futej në Big Brother VIP Kosova
Klodian Mihaj është rikthyer në qendër të vëmendjes publike, por kësaj radhe jo për debatet apo dinamikat e krijuara b...
SHOWBIZ
11 February22:08
“Nesër mbaron kjo punë”/ Mesazhi tronditës i Naim Murselit për Granit Plavën para vrasjes së Liridonës
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar sot në 11 shkurt seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ade...