Çfarë ndodhi me aktoren e AI? “Defekti” live e detyron të kalojë papritur në kinezçe

Tilly Norwood, aktorja e krijuar nga inteligjenca artificiale, është përfshirë në një moment të pazakontë gjatë një interviste me Piers Morgan dhe aktorin Tom Conti. Gjatë bisedës, ku po diskutohej edhe filmi i saj i ardhshëm “Misaligned”, Conti e pyeti nëse aktorët e tjerë që do të shfaqen në film janë njerëz apo personazhe të krijuar nga inteligjenca artificiale.
Norwood fillimisht nisi të përgjigjej në anglisht, duke shpjeguar se filmi do të jetë një produksion hibrid, ku do të përfshihen regjisorë, skenaristë dhe montazhierë njerëzorë.
Por, pasi Conti e përsëriti pyetjen për aktorët e filmit, Norwood papritur ndaloi dhe nisi të fliste në kantonisht. Ndërhyrja e papritur la të habitur të pranishmit në studio.
“Duket se po flisni kinezçe krejt rastësisht, pa asnjë arsye. Pse e bëtë këtë?”, e pyeti Piers Morgan.
Norwood më pas u rikthye në anglisht dhe kërkoi ndjesë për episodin.
“Duket se pata një defekt të vogël. Sigurisht që nuk doja të filloja të flisja kinezçe apo të imitoja Piers-in. Ndonjëherë më ngatërrohen telat”, u përgjigj ajo.
Videoja e momentit u shpërnda në rrjetet sociale dhe mori miliona shikime.
Eline van der Velden, bashkëthemeluese e Particle6, kompanisë që qëndron pas Norwood, dha një tjetër shpjegim për episodin. Në një deklaratë për “Deadline”, ajo tha se Norwood mund të ketë dashur të tregojë aftësitë e saj gjuhësore, pasi shumica e intervistave të saj të mëparshme ishin zhvilluar në anglisht.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Reagon motra e të ndjerit Giorgos Mazonakis: Vëllanë ma vranë...

Të gjithë festuan 25-vjetorin e Top Channel, por Bora Zemani nuk u pa askund

Nusret “çmend” rrjetin me veprimin e fundit, pamjet nga restoranti bëhen virale

Djali i modeles së njohur Cindy Crawford ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare

Sarah Berisha konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Kemi disa muaj që nuk jemi më bashkë”





