
Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit Prime, Mateo dhe Brikena shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë teksa ndodheshin në dhomën e rrëfimit.
Ky afrimitet u shoqërua nga brohorimat e publikut në studio që thërrisnin “Puthe”, duke dhënë fillimisht përshtypjen e një momenti të mirëpritur nga të dy banorët.
Megjithatë, sjellja e Brikenës pas daljes nga dhoma e rrëfimit ka ngritur pikëpyetje mbi dëshirën e saj të vërtetë në lidhje me këtë veprim. Ajo u pa mjaft e heshtur para kamerave, me kokën ulur dhe duke u përpjekur të mbante një buzëqeshje të sforcuar, duke mos nxjerrë asnjë fjalë.
Distanca mes tyre u bë edhe më e dukshme pas përfundimit të spektaklit. Teksa ishte e shtrirë në krevat për të fjetur, Brikena u mbulua plotësisht me jorgan nga koka te këmbët sapo pa Mateon të hynte në dhomën e gjumit.
Ky veprim u duk si një përpjekje e qartë për të shmangur çdo komunikim me të, duke i dhënë përshtypjen se ishte në gjumë.
Në momentin kur Mateo u afrua dhe e preku në sup, ndoshta me qëllimin për ta zgjuar, ajo reagoi me ftohtësi duke iu drejtuar saktësisht me fjalët: “Mateo, jam tu flejt.”
Kujtojmë se raporti mes tyre ka qenë një nga dinamikat më të ndjekura të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reflektojë kjo situatë në vijimësinë e bashkëjetesës së tyre brenda shtëpisë.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
25 March08:09
Monika Kryemadhi i uron live ditëlindjen Ilir Metës: Pavarësisht gjërave nuk i mohoj 33 vitet, lirim sa më të shpejtë
Monika Kryemadhi i ka uruar ditëlindjen gjatë primet të “Big Brother VIP”, ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta.
Teksa i u...
SHOWBIZ
24 March22:02
“Nominimin e krijoi vetë”/ Televotimi Mateo-Stenaldo, banorët përplasen në Prime: Nuk kishe mundësi atje jashtë me Brikenën
Të shtunën e kaluar, Rogerti dërgoi në nominim Mateon dhe Stenaldon, me njërin prej tyre që do të lërë shtëp...
SHOWBIZ
24 March21:54
Arbër Hajdari përplaset me Rogertin: Flisni vetëm për Selinën, e keni frikë
Opinionisti Arbër Hajdari ka debatuar me Rogertin gjatë prime-t të kësaj të marte, kjo pas deklaratave për mendimet e tyre se ku...
SHOWBIZ
24 March21:25
FOTO/ Fitoi 95 milionë dollarë për dy vite, modelja e faqes për të rritur flet për pronarin 43-vjeçar që ndërroi jetë: Më dha gjithçka!
Leonid Radvinsky, një miliarder që mbeti pothuajse... i padukshëm për vite me radhë, ndërsa ishte pronar i platformës së...
SHOWBIZ
24 March21:17
Rogerti “krenar” që nxorri Kristin jashtë “BBVA5”, Stenaldo s’ia përton: Ti ke marrë vëmendje nga ofendimet që bën
Një debat i ashpër ka ndodhur mesditën e sotme mes banorëve të “Big Brother”, shkak për të cilën ësht...
SHOWBIZ
24 March21:08
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”/ Avokati i artistit flet për arrestimin e tij
Artisti Gjesti, fituesi i Big Brother VIP Albania u arrestua për tri vepra penale. Ai dyshohet se ka hyrë në ambientet e kompanisë muzikore ...
SHOWBIZ
24 March18:50
I dehur në timon, del video e arrestimit që Justin Timberlake “luftoi” të mos bëhej publike
Një video që kishte mbetur “e bllokuar” për gati dy vjet u bë publike, duke regjistruar momentin kur Justin Timberlake ndalohe...
SHOWBIZ
24 March18:30
Rogerti nuk ndalet, pak para prime-t provokon Malin: Po sikur gruaja jote të jetë si babai yt, a do i ndaloje fëmijët ta takonin
Një debat i ndodhur pasditen e sotme mes banorëve Malit dhe Rogertit, gjatë të cilës përmendet familja, ka prekur banorin. Rogerti...
SHOWBIZ
24 March18:15
Zhaklin Lekatari bën thirrje të fortë për Selin: Ngacmim seksual, denoncojeni
Një tjetër situatë e rëndë ka trazuar Big Brother VIP Albania, pasi gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari ka publikuar pamje që sip...