Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Çfarë video po fshihet? Albano: Blerina duhet të kishte dalë nga Ferma VIP si Fabjola

P
Piranjat23 May 2026, 17:39 · 1 min lexim
Çfarë video po fshihet? Albano: Blerina duhet të kishte

Eliminimi i Henrit nga Ferma VIP ka sjellë reagime dhe në Ferma Club. Pas humbjes së sfidës nga Bujaku ditën e hënë, Henri dhe Blerina shkuan në një televotim kokë më kokë, ku publiku vendosi se cili prej tyre do të linte përfundimisht fermën.

Me shumicë votash, publiku vendosi largimin e Henrit, duke i ndërprerë rrugëtimin drejt çmimit të madh. Vendimi ka shkaktuar diskutime të shumta, pasi Henri konsiderohej si një nga fermerët më aktivë dhe më të komentuar të këtij edicioni.

Në studio, Albano reagoi ashpër ndaj rezultatit të televotimit. “Henri ishte një nga njerëzit më aktivë të fermës. Nëse publiku vazhdon të heqë njerëz vetëm për një fjalë, do mbeten vetëm njerëz mbi 45 vjeç”, u shpreh ai.

Ai ngriti edhe akuza ndaj, duke përmendur një video të Blerinës që sipas tij duhej të kishte sjellë penalizim.

 “Nuk e di pse e fsheh produksioni. Blerina duhet të ishte përjashtuar për atë klipin që ka dalë, ku përdor fjalor banal. Për çfarë e nxorën në televotim Fabjolën? Për një fjalë. Minimumi këtë duhet të kishin bërë me Blerinën”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.