SHOWBIZ

“Ferma VIP 3”/ Arbana Osmani: Privilegj për mua që punoj në një skuadër kaq fantastike! Ja surprizat

Piranjat Përditësimi i fundit 27 March 2026, 15:43
“Ferma VIP 3”/ Arbana Osmani: Privilegj për mua që punoj

Spektakli që ka mbajtur të gjithë në pritje, “Ferma VIP 3”, çel siparin e rrugëtimit të tij sonte në mbrëmje! Një aventurë e jashtëzakonshme nis në ekranin e Vizion Plus dhe LIVE 24 orë në 2 kanalet e dedikuara. Një rikthim i shumëpritur, që këtë vit vjen me një energji krejt tjetër, me një prodhim të zgjeruar dhe me një kast që premton dramë, lojë dhe surpriza në çdo hap. Edicioni i tretë vjen më i madh se kurrë, duke bashkuar VIP-a që do të përballen me njëri-tjetrin në një lojë ku vetëm më të fortët mbijetojnë. Këtë herë, që natën e parë në fermë hyjnë më shumë personazhe se çdo sezon tjetër, shumica prej tyre nga fusha e artit, skenës dhe televizionit, një përzierje karakteresh që garanton tension, humor, përplasje dhe aleanca të paparashikueshme.

Ky format do të mundësojë një kombinim të përsosur mes aventurës dhe bashkëpunimit, ndërsa çdo pjesëmarrës do të bëjë gjithçka për të arritur finalen. Dhe këtë vit, loja nuk është vetëm fizike: është strategjike, emocionale dhe sociale. Nën drejtimin e Vita Production dhe producentes Holta Dulaku, rikthehet në ekran moderatorja e dashur Arbana Osmani, e cila do të sjellë çdo moment, çdo emocion dhe çdo surprizë të këtij sezoni.

“Është privilegj për mua të jem këtu, kënaqësi e madhe që punoj në një skuadër kaq fantastike. Ferma është një format krejt ndryshe nga gjithçka kam prezantuar më përpara dhe që kam ideuar më përpara, sepse në qendër të këtij formati është, në vend të lojës, puna. Dhe mua më pëlqejnë shumë njerëzit që punojnë dhe besoj që publiku do të ketë modele të mira për të ndjekur, sepse minimalisht do të ketë punëtorë, njerëz që do merren me bujqësi, me blegtori, me sfida. E përpos këtyre, pasi t’i përfundojnë të gjitha, do duhet të jenë edhe simpatikë për publikun”, tha moderatorja Arbana Osmani.

Në ‘Fermën VIP’, çdo ditë është një sfidë, çdo vendim ka pasoja dhe çdo hap mund të ndryshojë lojën. Do të jetë vendi ku do të sfidohen aftësitë e pjesëmarrësve në punë fizike, si dhe strategjitë e tyre për të krijuar aleanca, për të menaxhuar emocionet dhe për të bashkëjetuar në një ambient ku çdo hap mund të ndikojë në fatin e tyre.

“Jam e gëzuar që kemi një kast të shkëlqyer, janë personazhe, përveçse të njohur, shumica e tyre, shumë të njohur, që janë shënuar prej dekadash. Janë të gjithë njerëz me karrierë, pra që kanë një background të rëndësishëm artistik, por jo vetëm. Kështu që jam e sigurt që për njëqind ditë do të kemi mundësi të shohim gjëra të bukura, por edhe ta ushqejmë pak shpirtin”, shprehet Arbana.

Risi, tension, dramë dhe surpriza të papritura! Ky sezon vjen më dinamik, më i egër dhe totalisht i paparashikueshëm. Me teknologjinë më të fundit të transmetimit dhe kamera super të avancuara, çdo moment i “Ferma VIP 3” do të vijë më i qartë, më afër dhe më real se kurrë.

Këtë vit, produksioni ka ngritur një strukturë të re teknike: katër regji të koordinuara, që ndjekin paralelisht çdo lëvizje të VIP-ave, duke kapur çdo reagim, çdo përballje dhe çdo detaj pa humbur asgjë. Një eksperiencë vizuale e një niveli tjetër, që e sjell spektaklin drejt teleshikuesit në kohë reale.

Përmes një miksimi të elementeve të reality-shoë dhe game-shoë, “Ferma VIP 3” synon të angazhojë publikun si kurrë më parë, duke u bërë një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të diskutuar në Shqipëri.

Nga kjo e premte, mos u ndani nga dy kanalet e dedikuara, si dhe nga ekrani i Vizion Plus. Starti i madh është sonte dhe gjithçka që do të ndodhë, do të flitet gjatë.

Artikuj te sugjeruar

SHOWBIZ 26 March23:33

FOTO/ Cllevio nga burgu në spital

Një postim i shpërndarë në rrjetet sociale ka ngritur shqetësim për gjendjen e reperit të njohur Kleviol Ahmeti, i njohur p...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?