Fifi: Kam qarë 40 minuta kur mora vesh që fëmija im i parë ishte djalë

Një rrëfim i sinqertë nga Filloreta Raçi ka marrë vëmendjen e rrjetit ditët e fundit, pasi artistja foli hapur për përjetimin e saj të mëmësisë në podcastin “Mam” të moderuar nga Orinda Huta.
Gjatë bisedës, interpretuesja e hitit “Marova” ndau emocionet dhe pritshmëritë që kishte gjatë shtatzënisë, duke zbuluar edhe një moment delikat që e përjetoi kur mësoi gjininë e fëmijës. Ajo tregoi se kishte dëshiruar shumë të bëhej nënë e një vajze dhe reagimi i saj në atë moment ishte i menjëhershëm dhe krejtësisht i sinqertë.
“Kam qenë duke fluturuar prej Boston në New York dhe më erdhi njoftimi, ma dërgoi gjinekologia dhe unë i thashë ‘të lutem mos më trego që është çun’ dhe ajo më tha ‘Zemra është çun’. Kam qarë 40 minuta në aeroport, e doja gocë. E doja gocë sepse unë i dua shumë gocat, e doja gocë sepse Adisi e ka një djalë, e doja sepse doja që ai ta përjetonte për herë të parë me mua gocën”, kujtoi Fifi.
Megjithatë, këngëtarja theksoi se ky ishte një reagim i momentit, pasi me kalimin e kohës dhe sidomos pas lindjes, gjithçka ndryshoi. Ajo e përshkroi mëmësinë si një përjetim që tejkalon çdo pritshmëri dhe emocion fillestar.
Sot, Fifi është nënë e një djali, Theo Mal, nga lidhja e saj me sipërmarrësin Adis Patushi. Ky i fundit është gjithashtu baba i një djali tjetër, Troi, nga lidhja e mëparshme me modelen Adrola Dushi.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata për jetën private, a kanë fermeret një histori të mbartur nga jashtë

“Kishte një bisedë pas”/ Dasara Karaiskaj zbulon arsyen e vërtetë pse familja e Olës është kundër Adionit

Romeo dhe Donaldi rikthehen me një projekt të ri, ja ku do i shohim çdo të shtunë

Afrimiteti me Adionin “lëndon” familjarët e Fabjolës, me kokën ulur para të vëllait, Ola kërkon falje dhe distancohet nga fermeri ...

Është në një marrëdhënie me Toneyn? Flet për herë të parë Alba

Filmi biografik shkakton polemika të forta në “Hollywood”, regjisori akuza kolegut të tij: Jackson ishte më keq se Epstein

Selin pas përfundimit të “BB VIP 5”: Gimbon do ta zgjidhja në këtë jetë dhe në tjetrën

"Vajza ime është “dede” para atyre"/ Kush janë fermerët më të djallëzuar? Ermiona flet me emra pas daljes





