Fio Zanotti dhe Fezz, koncert në Tiranë

Tirana do të mirëpresë më 12 qershor koncertin “Fio Zanotti & Super Band featuring FEZZ”, një nga ngjarjet më të veçanta kulturore të vitit.
Koncerti do të zhvillohet në mjediset e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse me disa nga figurat më të rëndësishme të muzikës italiane bashkëkohore. I ftuari kryesor i koncertit do të jetë maestro Fio Zanotti, dirigjent, kompozitor dhe producent i cili ka bashkëpunuar me emra ikonë të muzikës italiane dhe botërore si Celentano, Zucchero, Anna Oxa, Baglioni, Fiorella Mannoia, Eros Ramazzotti, Andrea Bocelli, apo Plácido Domingo.
E veçanta e këtij projekti është bashkëpunimi me artisten FEZZ, e lindur dhe e rritur në Verona të Italisë nga prindër shqiptarë që emigruan në fund të viteve ’90.
Koncerti do të prezantohet nga Ardit Gjebrea, një prej figurave më të dashura dhe më të vlerësuara të skenës artistike dhe mediatike shqiptare. Koncerti do të zhvillohet nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Dafina Zeqiri surprizohet nga Selin dhe Gimbo gjatë shtatzënisë së dytë

Një maratonë tre ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

VIDEO/ Modelja më e pasur e “OnlyFans” zbulon ofertën e çmendur të yllit të NBA: U thashë “jo” 15 milionë dollarëve se kam vlera morale...

“Të gjithë mashtruesit do të vuajnë në këtë jetë”, Vanesa e mbështet deklaratën e Visit për Indrin pasi i kërkoi ndarjen live...

“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

Aktorja e “Game of Thrones” flet për periudhën e errët dhe diagnostikimin me çrregullim bipolar

“Larg syve, larg zemrës”/ Zhaku kishte paralajmëruar që Indri do ta linte Vanesën

Ola i bën dedikimin e ëmbël nënës së Adionit për ditëlindje





