Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SHOWBIZ

“Firework” fut në sherr Katy Perry dhe Shtëpinë e Bardhë, këngëtarja: Muzika ime nuk është për të festuar dhunën

P
Piranjat28 July 2026, 13:21 · 2 min lexim
“Firework” fut në sherr Katy Perry dhe Shtëpinë e

Kënga “Firework”, e cila është një prej hiteve më të njohura të këngëtares me famë botërore Katy Perry, është bërë “molla e sherrit” mes saj dhe Shtëpisë së Bardhë”.

Artistja ka akuzuar administratën amerikane se e përdori këngën pa lejen e saj në një video në TikTok me pamje të operacioneve ushtarake amerikane. Në një postim në X, Perry tha se ishte “thellësisht e tronditur dhe e zemëruar” nga përdorimi i paautorizuar i këngës.

“Nuk e kam miratuar këtë, nuk më është kërkuar leje dhe nuk e toleroj absolutisht”, shkroi ajo. Ajo më tej kujton se arsyeja përse e krijoi këngën ishte që të jepte një mesazh shprese duke i bashkuar njerëzit jo duke i ndarë.

“Jam thellësisht e tronditur  dhe e zemëruar kur shoh këngën “Firework” të përdorur në llogarinë @ËhiteHouse TikTok si këngë mbështetëse për pamjet video të sulmeve ushtarake. Unë nuk e miratova këtë, nuk më pyetën dhe absolutisht nuk e toleroj.

 E shkrova këtë këngë si një himn shprese, shërimi dhe force të brendshme për njerëzit që po kalojnë momentet e tyre më të errëta personale. Të shohësh një mesazh vetëvlerësimi dhe ngritjeje të përdorur si armë për të krijuar kolonë zanore, shkatërrim dhe dhunë është një shkelje e plotë e gjithçkaje që përfaqëson kënga ime. Muzika ime është për të bashkuar njerëzit, jo për të festuar luftën.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.