Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

FOTO/ Bes Kallaku ndërmerr hapin e radhës? Unaza në dorën e partneres ndez rrjetin

P
Piranjat 5 May 2026, 22:55 · 1 min lexim
FOTO/ Bes Kallaku ndërmerr hapin e radhës? Unaza në dorën e

Aktori i njohur i humorit dhe këngëtari Bes Kallaku ka publikuar sërish foto në rrjetet sociale me partneren e tij të re, duke rikthyer vëmendjen pas ndarjes së bujshme nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Në imazhet e publikuara, Kallaku shfaqet duke e përqafuar partneren, ndërsa identiteti i saj mbetet ende i panjohur. Megjithatë, në fotografi dallohen flokët e gjata bjonde të vajzës, pa u zbuluar portreti i saj.

FOTO/ Bes Kallaku ndërmerr hapin e radhës? Unaza në dorën e

Postimin, aktori e ka shoqëruar me një mesazh emocional: “Ti më riktheve Besin dhe ma zbukurove jetën”, të shoqëruar me një simbol zemre.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është një unazë në gishtin e vajzës, çka ka nxitur spekulime në rrjet për një hap të mundshëm drejt fejesës, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga vetë artisti.

Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë qenë një nga çiftet më të njohura të showbiz-it shqiptar dhe janë prindër të dy fëmijëve, Ajka dhe Amen. Pas ndarjes, është përfolur se Xhensila ndodhet në një lidhje me këngëtarin Ledri Vula, megjithëse detajet mbi këtë raport mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.