FOTO/ Dua Lipa shkëlqen me të bardha, ja qyteti ku zgjodhi të martohet

Sipas mediave britanike, çifti shkëmbeu betimet në Old Marylebone Town Hall, në praninë e një grupi të vogël miqsh dhe familjarësh.
Dua Lipa, 29 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, e veshur me fustan të bardhë, kapelë dhe doreza, ndërsa Callum Turner, 35 vjeç, u shfaq me kostum blu të errët dhe kravatë.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe private, duke i bërë ligjërisht burrë e grua para festimeve të mëdha që pritet të organizohen së shpejti në Sicily.
Sipas raportimeve, çifti po përgatit një dasmë luksoze treditore në ishullin italian, ku pritet të marrin pjesë emra të njohur të skenës muzikore dhe artistike. Në listën e të ftuarve thuhet se janë edhe Charli XCX dhe Tove Lo.
Po ashtu, mediat britanike raportojnë se ekzistojnë spekulime se Elton John, me të cilin Dua Lipa bashkëpunoi në hitin “Cold Heart” në vitin 2021, mund të performojë gjatë festimeve, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Burime pranë çiftit kanë deklaruar se për organizimin janë rezervuar disa ambiente të mëdha në Siçili dhe se ceremonia pritet të jetë një nga ngjarjet më luksoze të vitit në botën e showbiz-it.


Lexo edhe
SHOWBIZ
Anulohet koncerti i Kanye West në Itali, zbardhet arsyeja

“Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja e aktorit: Moza ka mungesë të theksuar konsekuence

Blero dhe Eronita bëhen prindër, zbulohet gjinia e bebit

“Atë tipen kalojeni në vend të dytë”/ Akili shpërthen për Mozën dhe sulmon produksionin

Rihanna i beson fytyrën e fushatës Pride vajzës së Elon Musk





