Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

FOTO/ Dy ish-banorët e Big Brother kapen mat duke shkëmbyer puthje në club

P
Piranjat15 May 2026, 15:23 · 2 min lexim
FOTO/ Dy ish-banorët e Big Brother kapen mat duke shkëmbyer puthje

Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani janë rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes, pasi së fundmi janë parë në momente mjaft të afërta që kanë ngritur dyshime për një romancë mes tyre.

Që gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, raporti i tyre ishte komentuar shpesh nga publiku, me shumë ndjekës që e shihnin afërsinë mes tyre si fillimin e një lidhjeje të mundshme. Megjithatë, brenda shtëpisë nuk pati asnjë hap konkret që do ta konfirmonte këtë raport.

Por duket se jashtë reality show-t gjërat kanë marrë një tjetër drejtim. Dyshja u pa mbrëmjen e kaluar në performancën e Clevio në një nga klubet më të frekuentuara të Prishtinës, ku sipas pamjeve të publikuara, Aurora dhe Kushtrimi kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë natës.

FOTO/ Dy ish-banorët e Big Brother kapen mat duke shkëmbyer puthje

Sipas dëshmitarëve të pranishëm, mes tyre nuk munguan as përqafimet dhe momentet romantike, ndërsa në disa çaste ata janë parë edhe duke shkëmbyer puthje në publik, duke shtuar akoma më shumë aludimet se tashmë raporti i tyre mund të ketë kaluar në një tjetër nivel.

Paraqitja e tyre së bashku ka ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku fansat po komentojnë se dyshja duken shumë mirë pranë njëri-tjetrit dhe se kimia mes tyre është më e dukshme se kurrë.

Pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP Kosova”, Kushtrimi ka vazhduar angazhimet e tij në muzikë me koncerte dhe mbrëmje live, ndërsa Aurora është fokusuar në projekte televizive dhe angazhime të reja në ekran.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.