FOTO/ Nuk reagoi në kohë për protestën, Bora Zemani e "pëson keq" nga populli shqiptar

Heshtja fillestare e moderatores Bora Zemani lidhur me protestat e qytetarëve dhe aktivistëve kundër projektit të Ivanka Trump në Zvërnec dhe Sazan i ka kushtuar mjaft shtrenjtë në rrjetet sociale.
Pasi shumë ndjekës dhe qytetarë kërkuan publikisht që figurat e njohura të ngrinin zërin për këtë çështje, mosreagimi i menjëhershëm i moderatores ka sjellë një reagim të ashpër nga publiku.
Brenda pak ditësh, llogaria zyrtare e Bora Zemanit ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke humbur mbi 16 mijë ndjekës. Kjo revoltë virtuale tregon pakënaqësinë e fansave ndaj indiferencës së treguar në fillim për një temë kaq sensitive që prek pasuritë natyrore dhe kombëtare të vendit.
Edhe pse më vonë moderatorja bëri një deklaratë ku theksonte se është me vend të kërkohet transparencë dhe se zhvillimi duhet të ecë krah për krah me ruajtjen e identitetit dhe historisë, ky reagim duket se ka ardhur me vonesë për një pjesë të madhe të publikut, gjë që pasqyrohet qartë në rënien e numrit të ndjekësve në profilin e saj.

Lexo edhe
SHOWBIZ
“Forbes” shpall Taylor Swift si muzikanten më të pasur në histori

“Genesis” në qendër të vëmendjes, Tayna feston rrugëtimin 8-vjeçar!

Eronita ndan momentin e ëmbël familjar me Bleron: “E bekuar!"

Ava Max dhe BIA bashkojnë forcat për himnin e ri të botërorit 2026: “Energy”

Madonna mahnit në Times Square me një koncert surprizë, por një lëvizje e saj në skenë alarmon publikun

E "kryqëzuan" për indiferencën ndaj protestës në Vlorë, reagon për herë të parë Bora Zemani

Shakira nuk ndihet gati për një lidhje të re: Nuk më interesojnë partnerët e ardhshëm, po mendoj vetëm për rritjen e fëmijëve të mi...

Aksidenti tragjik që i ndryshoi jetën artistit shqiptar: Kam hekura në krahë dhe këmbë





