Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

FOTO/ Pasi ‘i vunë kryqin’ në rrugët e Tiranës, vjen reagimi i këngëtarit Alban Skënderaj!

P
Piranjat 4 July 2026, 17:03 · 3 min lexim
FOTO/ Pasi ‘i vunë kryqin’ në rrugët e Tiranës,

Fushata e ashpër e protestuesve në Tiranë, të cilët u veshën “kryq të kuq” në portrete disa prej figurave më të njohura publike për shkak të heshtjes së tyre ndaj situatës në vend, ka sjellë reagimin e parë nga bota e artit. Këngëtari Alban Skënderaj, emri dhe imazhi i të cilit u shënjestruan në rrugët e kryeqytetit, ka thyer heshtjen përmes një deklarate të gjatë në rrjetet e tij sociale. Artistit i është dashur të marrë një vendim të vështirë, duke njoftuar zyrtarisht shtyrjen e koncertit të tij të madh të titulluar “MOTIV”, i cili ishte planifikuar të mbahej këtë gusht në qytetin e Vlorës.

Përmes një shkrimi të ndarë me ndjekësit, Albani ka sqaruar se ky produksion gjigand ishte përgatitur me muaj të tërë dhe me shumë pasion për të gjithë pushuesit dhe qytetarët, por situata aktuale e ka detyruar të rishikojë planet e tij:

“Megjithatë, për shkak të situatës së krijuar në vend kam vendosur që koncerti i planifikuar në Vlorë të mos zhvillohet ose të shtyhet për një datë të pacaktuar,” u shpreh ai.

Më tej, këngëtari theksoi se për të muzika ka një mision më të lartë sesa thjesht një profesion – atë të bashkimit dhe të shpresës në momente distancimi. Ai mbylli reagimin e tij me një urim që gjithçka të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe qytetare.

Ky qëndrim i Alban Skënderajt vjen në një kontrast të fortë me atë të kolegëve të tij në industrinë e muzikës. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, këngëtari Yll Limani zgjodhi të mbante koncertin e tij në Tiranë pavarësisht protestave aktive në rrugë. Ky veprim dhe injorimi total i situates pa asnjë reagim apo tentativë për shtyrje, bëri që publiku dhe rrjeti të shpërthente në kritika të ashpra dhe ofendime ndaj tij.

Vendimi i Albanit për të sakrifikuar një projekt kaq të madh në shenjë respekti ndaj protestës tregon se presioni i fushatës “Cancel” në Tiranë ka filluar të japë efektet e para mbi ndërgjegjësimin e VIP-ave shqiptarë.

FOTO/ Pasi ‘i vunë kryqin’ në rrugët e Tiranës,

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.