Foto të reja nga dasma e Dua Lipës! Siç e përjetoi ajo

Lajmi për dasmën e Dua Lipës dhe Callum Turner në Londër bëri bujë të dielën e kaluar, pasi thashethemet thoshin se çifti do të martohej në Itali këtë verë. Këngëtarja dhe aktori u martuan në një ceremoni romantike dhe private në Old Marylebone Town Hall të Londrës, të rrethuar nga një grusht miqsh të ngushtë dhe familjarë, me zgjedhjen stilistike të nuses që bëri përshtypje .
Edhe pse përflitet se do të ketë një martesë të dytë, këtë herë në Siçili, Dua Lipa ende nuk ka dhënë asnjë informacion apo nuk është përgjigjur ndaj raportimeve. Megjithatë, pak orë më parë ajo postoi foto nga ceremonia në Bashkinë e Qytetit, me veten dhe bashkëshortin e saj si figura qendrore. Në to, i shohim të buzëqeshur, të përqafuar dhe të ndajnë një puthje të butë.
Të dy u takuan falë një libri që po lexonin së bashku dhe, siç kanë rrëfyer vetë, janë shumë të dashuruar. Edhe pse ishin takuar në një moment në Londër, asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre deri në janar të vitit 2024, kur aktori ishte në Los Angeles për të promovuar serialin Masters of the Air.
Dua dhe Callum u takuan në një kafene, ndërsa mbanin të njëjtin libër në dorë, diçka që Turner e konsideroi "çmenduri", siç e kishte deklaruar në The Sunday Times.
Gjëja mbresëlënëse është se deri atëherë Dua Lipa as nuk e kishte menduar se i pëlqente pamja e bashkëshortit të saj të ardhshëm, ndërsa sapo pa librin e kuptoi se "ishte fati të ishim bashkë"./piranjat news
View this post on Instagram
Lexo edhe
SHOWBIZ
Fëmija i Jennifer Lopez prezantoi identitetin e tij të ri/ Nga Emme, ai u prezantua si Oscar në diplomimin e tij

“Kam pasur gjithmonë lidhje të gabuara”, Big Mama si asnjëherë më parë: Kanë dashur të më shfrytëzojnë

“Ku është ndryshimi mes Rrjollit dhe Zvërnecit?”/ Luiz Ejlli reagon pas protestës

“Një person që ka gjithmonë nevojë për një audiencë!” Dafina Zeqiri thumbon motrën pas deklaratës së saj

Më e lumtur se kurrë më parë, vajza e Bleros i bën dedikim prekës vëllait të porsalindur





