Ish-banorja e Big Brother VIP 4, Egli Tako, ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ajo foli për marrëdhënien me famën, jetën sentimentale, raportet me ish-banorët dhe mënyrën si i ka përjetuar muajt pas eksperiencës intensive televizive, duke treguar se pavarësisht sfidave, ndihet e qetë, e përmbushur dhe mirënjohëse për dashurinë e publikut.
Pjesë nga intervista:
Sidorela: Si të gjeti Shën Valentini?
“Kam bërë veshët operacion, kam qenë një tip shumë ndryshe dikur…”/Mateo rrëfen bullizimin dhe vështirësitë e fëmijërisë!
Egli: Mirë më gjeti, me shëndet. Edhe herë të tjera nuk është se e kam festuar, madje as kur kam qenë në një marrëdhënie. Edhe këtë vit nuk e festova sepse jam single. Shën Valentini nuk hyn fare te festat e mia të preferuara. Unë lule marr çdo ditë; në fakt më kanë llastuar shumë dhe ndihem me fat, ndaj nuk e ndjej mungesën e luleve vetëm për këtë ditë.
Sidorela: Si ka qenë dashuria që ke marrë nga momenti që dole nga shtëpia e Big Brotherit? Të kam parë shumë në koncerte e në sheshe.
Egli: Ka qenë e jashtëzakonshme. Ndonjëherë nuk i gjej dot fjalët për ta përshkruar. Jam shumë falënderuese dhe mirënjohëse. Muajt e parë pas daljes kanë qenë të vështirë për t’u përshtatur. Eksperienca ishte shumë e bukur, por Big Brother është intensiv dhe i vështirë dhe të shkëput pak nga realiteti. Me kalimin e kohës fillon të rikthehesh me këmbë në tokë dhe kupton që jeta jashtë ka vazhduar, sepse brenda duket sikur koha ka ngecur.
Sidorela: Ke pësuar zhgënjime?
Egli: Jo, nuk kam pësuar zhgënjime. Vazhdoj ende të gaboj, por kam mësuar shumë gjatë këtij viti. Jam njeri tolerant, që përpiqem të përshtatem me të gjithë dhe të mos mërzis askënd. Marrëdhëniet e mia vazhdojnë të mbeten korrekte me të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar.
Sidorela: A ke humbur miq nga Big Brother, a ka persona që kanë mbetur pas?
Egli: Jo, nuk kam humbur askënd. Përkundrazi, më kanë thënë që nuk e prisnin që unë të isha prezente me ta edhe pas Big Brotherit. Ata janë jeta ime e vërtetë, asnjë sukses apo famë nuk mund të ndikojë në atë që vërtet do zemra ime.
Sidorela: Do të ndryshoje diçka nga rrugëtimi yt?
Egli: Nuk mendoj. Janë pikërisht këta hapa që më kanë sjellë këtu ku jam sot. Nuk do të ndryshoja asgjë nga ajo që është e shkruar nga Zoti për të ndodhur. Familja është shumë krenare për mua; janë kritikë, por edhe më këshillojnë.
Sidorela: A e ke gjetur stabilitetin emocional gjatë këtyre 365 ditëve?
Egli: Mendoj që po. Gjithmonë ka vend për larmi emocionesh; asnjë ditë nuk është njësoj me tjetrën, por stabilitetin e një njeriu normal e kam arritur. Jam vetëm dhe jam mirë.
Sidorela: Ke kaluar një Big Brother të fortë, me dinamika, debate dhe intriga. Do të më komentosh me një fjalë personazhet më në zë të edicionit tënd?
Egli: Me Rozanën jam takuar për herë të fundit natën e finales dhe kemi pasur edhe një lidhje telefonike në “Goca dhe Gra”, ku i përshëndeta bashkë me moderatoret në studio. Edhe me Gertën kam folur kur kemi qenë në të njëjtin emision; atje kemi komunikuar. Nuk kam marrëdhënie të ngushta me to, por marrëdhënie të këqija nuk kam me askënd. Me Jozin nuk kam asnjë marrëdhënie; nuk kam komunikuar kurrë me të. Me Nonën jemi takuar dikur, thjesht jemi përqafuar, marrëdhënie normale njerëzore dhe kam respekt për të. Me Laertin jam takuar gjatë xhirimeve të këngës së Fundvitit në Top Channel; është njeri i ditur, ndonjëherë nxiton në disa momente, por ka shumë informacion. Edhe me Loredanën jam takuar atë ditë kur takova edhe Valbonën; nuk kam ndonjë kontakt tjetër me të. Jam edhe pak e zënë, në fakt; atë pak kohë që më mbetet e kaloj me familjen. Danjën e kam shumë xhan; është e vetmja me të cilën kam një lidhje që nuk e shpjegoj dot me fjalë, e ndjejmë njëra-tjetrën në distancë. Xhibani është një njeri me zemër të mirë.
Sidorela: Fotoja jote me Gjestin që u bë virale dhe u komentua shumë, për mirë e për keq — bëhet fjalë për momentin kur atij i vdiq vëllai.
Egli: Nuk dua të flas për atë foto. Respektoj dhimbjen e tyre. Di të them se atë ditë vdiq edhe njerëzimi, kështu që nuk dua ta komentoj më gjatë.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
16 February17:14
Influencerja e njohur: Nëse më shkruani privat dhe jeni të martuar, mesazhet do t’ua dërgoj grave tuaj
Influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur YesJulz ka rikthyer vëmendjen mbi veten, këtë herë duke trazuar jo pak botën e NFL, ...
SHOWBIZ
16 February16:14
"Kam bërë veshët operacion, kam qenë një tip shumë ndryshe dikur"/Mateo rrëfen bullizimin dhe vështirësitë e fëmijërisë
Rrëfime të forta personale kanë ardhur live nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, nën valët e Top Albania Radio-s, ku Mateo ka sh...
SHOWBIZ
16 February13:21
Përse Angelina Jolie po përgatitet të largohet nga SHBA me fëmijët e saj binjakë?
Angelina Jolie po përgatitet të bëjë një ndryshim të madh në jetën e saj personale dhe familjare duke planifikuar largim...
SHOWBIZ
16 February12:36
Arsyeja pse Jennifer Lopez do të mërzitej me Bad Bunny-n
Shfaqja e B ad Bunny në pushimin e Super Bowl LX jo vetëm që gjeneroi biseda politike dhe kulturore, por edhe thashetheme brenda industrisë ...
SHOWBIZ
16 February12:35
Londrimi fton Gjestin të rikthehet në shtëpi për 24 orë: E di që të bie t’i përjetosh traumat…
Banori i Big Brother VIP Kosova, Londrimi, ka bërë një thirrje publike dhe mjaft emocionale për ish-banorin e këtij edicioni, kë...
SHOWBIZ
16 February12:33
“Shita makinën, ditën e festivalit kisha 200 lekë në xhep”/ Rrëfimi prekës i Selin: Babai nuk ka qenë prezent
Banorja e ‘BBVA’, Selin ka ndarë një rrëfim të ndjerë për jetën e saj personale, duke folur hapur për mung...
SHOWBIZ
16 February12:32
North West do të jetë CEO e kompanisë së saj të parë, zbulohen detajet
North West tashmë po hyn në botën e biznesit në moshën 12 vjeçare, me plane zyrtarisht në zbatim për mark&...
SHOWBIZ
16 February12:07
VIDEO/ Incident gjatë koncertit të Ylli Bakës, këngëtari goditet me pjata teksa performonte!
Këngëtari i muzikës popullore shqiptare, Ylli Baka u përball me një incident gjatë një performance të tij, pasi ë...
SHOWBIZ
16 February11:53
Rrëfimi prekës i Selin: Babai nuk ka qenë prezent: Shita makinën, ditën e festivalit kisha 200 lekë në xhep
Banorja e ‘BBVA’, Selin ka ndarë një rrëfim të ndjerë për jetën e saj personale, duke folur hapur për mung...
SHOWBIZ
16 February11:20
Zebërvoki 'shpërthen' ndaj Luiz Ejllit: Ka ego të sëmurë
Zebërvoki ka bërë një reagim të fortë publik, duke zbuluar se është bllokuar në rrjete sociale nga Luiz Ejlli, pa...