Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

FOTOT/ Puthja që po bën xhiron e rrjetit! Këngëtarja italiane dhe balerina shqiptare konfirmojnë romancën

P
Piranjat19 May 2026, 21:19 · 2 min lexim
FOTOT/ Puthja që po bën xhiron e rrjetit! Këngëtarja

Këngëtarja e njohur italiane, Elodie, duket se ka vendosur të mos e mbajë më private jetën e saj sentimentale. Ajo ka bërë së fundmi një postim në rrjetet sociale, ku menjëherë ka ngritur dyshimet për jetën e saj private.

Fotot e postuara në “Instagram”, fansat i morën si një konfirmim i hapur i lidhjes së saj me balerinën shqiptare, Françeska Nuredini. Dy vajzat e njohura janë me pushime në Japoni dhe këngëtarja italiane ka ndarë me 3.8 milionë ndjekësit e saj disa fotografi nga momentet e saj në vendin aziatik.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është një foto intime, ku ajo dhe Françeska shfaqen duke shkëmbyer një puthje pasionante, teksa përqafohen ngushtë me njëra-tjetrën.

FOTOT/ Puthja që po bën xhiron e rrjetit! Këngëtarja

Gjithashtu edhe modelja shqiptare ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” imazhe nga ky udhëtim, ku sigurisht nuk mungojnë fotot me këngëtaren italiane. Edhe pse prej muajsh kanë qarkulluar foto dhe video të dyshes së bashku, kjo është hera e parë që vetë këngëtarja publikon një moment kaq personal.

Një veprim që për shumë ndjekës shihet si një mënyrë për ta bërë zyrtare marrëdhënien e tyre.

FOTOT/ Puthja që po bën xhiron e rrjetit! Këngëtarja

Gjatë muajve të fundit, ato janë parë shpesh së bashku në destinacione të ndryshme, nga Venecia në Ibiza për pushime verore. Udhëtimi në Japoni duket të ketë qenë një nga më të veçantët, me eksperienca si ceremonia tradicionale e çajit dhe vizitat në tempuj historikë. Lidhja mes tyre ka lindur në ambientin profesional. Françeska Nuredini, 24 vjeç, është pjesë e trupës së vallëzimit të Elodies dhe e ka shoqëruar këngëtaren në turnetë e fundit muzikore.

FOTOT/ Puthja që po bën xhiron e rrjetit! Këngëtarja

Në një intervistë për “Le Mile Magazine”, Françeska ka folur për bashkëpunimin me Elodie, duke e cilësuar si një eksperiencë shumë të rëndësishme, jo vetëm artistike, por edhe personale, një deklaratë që sot merr një kuptim tjetër.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.