Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Fshehu 8 milionë euro kokainë mes të brendshmeve të Kim Kardashian, 40-vjeçari dënohet me mbi 13 vite burg

P
Piranjat19 May 2026, 17:12 · 2 min lexim
Fshehu 8 milionë euro kokainë mes të brendshmeve të Kim

Një shofer kamioni që transportonte veshje të kompanisë SKIMS, në pronësi të yllit televiziv, Kim Kardashian, është dënuar nga drejtësia britanike me më shumë se 13 vite burg. Jakub Jan Konkel u kap duke fshehur kokainë me vlerë rreth 8 milionë euro në ngarkesën e tij.

Mediat e huaja shkruajnë se 40-vjeçari polak u arrestua në shtator të vitit 2025 nga autoritetet doganore në Harwich, port në juglindje të Anglisë, pasi mbërriti me traget nga Hook of Holland. Kamioni i tij, që transportonte 28 paleta me rroba dhe të brendshme të markës Skims, iu nënshtrua kontrollit me rreze X nga autoritetet britanike.

Sipas deklaratës së Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, ngarkesa ishte e ligjshme dhe as eksportuesi, as importuesi nuk kishin lidhje me trafikun e drogës. Megjithatë, në pjesën e pasme të rimorkios ishte krijuar një vend i fshehtë për transportin e narkotikëve.

Brenda tij u gjetën 90 pako, secila me nga një kilogram kokainë, me një vlerë tregu prej rreth 7.2 milionë paundësh, ose 8.28 milionë euro.

Fillimisht, Konkel mohoi të kishte dijeni për praninë e drogës në kamion, por më vonë pranoi fajësinë për trafik narkotikësh.

40-vjeçari rrëfeu para hetuesve se kishte pranuar të transportonte kokainën në këmbim të një pagese prej 4.500 eurosh. Gjykata e Chelmsford e dënoi atë me 13 vite e gjysmë burg.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.