Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha, martohet në një ceremoni festive!

Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha, ka kurorëzuar dashurinë e tij duke i dhënë fund beqarisë menjëherë pas angazhimeve me përfaqësuesen kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.
Ceremonia martesore është kthyer në një ngjarje të veçantë për futbollin shqiptar, duke mbledhur një sërë figurash të njohura të sportit dhe të Kombëtares.
Në mesin e të ftuarve u panë edhe emra të njohur si Elseid Hysaj, Mirlind Daku, si dhe Armand Duka, i cili ishte i pranishëm së bashku me përfaqësues të tjerë të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Atmosfera në dasmë ka qenë tepër festive, me lojtarët dhe të ftuarit që kanë festuar së bashku në një ambient të mbushur me muzikë dhe urime për çiftin.
Ky moment shënon një etapë të rëndësishme personale për Hoxhën, i cili vendosi të finalizojë këtë hap pas përfundimit të detyrimeve me Kombëtaren, duke e kthyer festën në një nga eventet më të komentuara të ditëve të fundit në futbollin shqiptar.


Lexo edhe
SHOWBIZ
“Duhet të kesh lindur këtu”/ Deklarata e Jennifer Lopez ndez debatin në rrjet, ja çfarë provokoi reagime

"S’kam patur asnjë përfitim nga Moza" - Sorgini flet pas përjashtimit nga Agai, Albano: Nuk ishe për atë punë

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

Bashkëshortja e Visit: Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kurorën e “Miss Shqipëria 2026”





