SHOWBIZ

George Clooney dhe Amal shijojnë një mbrëmje romantike në Venecia, para ceremonisë së çmimit prestigjioz

Piranjat Përditësimi i fundit 2 September 2026, 21:03
George Clooney dhe Amal shijojnë një mbrëmje romantike në

Para se të pranojë çmimin për Arritje Jetësore këtë të mërkurë, George Clooney ka shijuar një mbrëmje romantike me bashkëshorten e tij, Amal, në një prej vendeve më të veçanta për çiftin në Venecia. Amal, 48 vjeçe, u shfaq e veshur me një fustan të bardhë elegant, i cili të kujtonte një veshje me thekë nga Giambattista Valli që ajo kishte veshur një vit më parë në të njëjtin qytet. Ajo dhe aktori 65-vjeçar darkuan në hotelin luksoz Aman Venice, ku çifti kishte zhvilluar edhe dasmën e tyre madhështore 12 vite më parë.

Avokatja e njohur për të drejtat e njeriut dukej në humor të mirë teksa doli nga hoteli krah bashkëshortit të saj, për të hipur më pas në një taksi uji dhe për të vazhduar mbrëmjen në qytetin romantik italian.Edhe Clooney ishte veshur elegant për mbrëmjen, duke zgjedhur një kostum gri, shkruan DailyMail. I vendosur buzë kanalit dhe me pamje spektakolare nga Venecia, Aman Venice ishte vendi ku George dhe Amal kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni të mbushur me yje të Hollywoodit, në vitin 2014.

Hoteli, i cili ndodhet në një pallat rreth 450-vjeçar, Palazzo Papadopoli, u hap në vitin 2013. Çmimet për qëndrimin në të variojnë nga rreth 1 mijë deri në 3 mijë e 200 paund për një natë.Pjesëmarrja e George Clooney në Festivalin e Filmit në Venecia këtë vit ka një rëndësi të veçantë, pasi aktori do të nderohet me Luanin e Artë për Arritje Jetësore.Në mënyrë ironike, vitin e kaluar Clooney ishte në festival për të promovuar filmin “Jay Kelly”, ku luan rolin e një ylli të kinemasë që udhëton drejt Italisë për të marrë një çmim për arritje jetësore. Këtë vit, jeta duket se po imiton artin, pasi vetë Clooney do ta marrë këtë çmim prestigjioz në ditën e hapjes së festivalit.

Pothuajse 30 vite pasi mori pjesë për herë të parë në Festivalin e Filmit në Venecia me filmin “Out of Sight”, Clooney është shndërruar në një prej figurave më të pranishme dhe të njohura të këtij eventi. Venecia ka qenë dëshmitare e disa prej momenteve më të rëndësishme të jetës dhe karrierës së tij, përfshirë martesën me Amal, si dhe premierën e filmit “Good Night, and Good Luck”, të cilin ai e bashkëshkroi dhe ku luajti, duke marrë edhe nominimin e parë për Oscar si regjisor. Edicioni i këtij viti nis të mërkurën me premierën e filmit “Ink”, nga regjisori britanik Danny Boyle, një dramë që trajton ngritjen e manjatit të medias Rupert Murdoch.

Festivali do të përmbyllet më 12 shtator me filmin italian “Dio Ride” (“God Laughs”), shkruar dhe drejtuar nga Giovanni Veronesi.

Mes yjeve që pritet të marrin pjesë këtë vit janë edhe Noel dhe Liam Gallagher të Oasis, motrat Rooney dhe Kate Mara, Robert Pattinson, Penélope Cruz dhe bashkëshorti i saj Javier Bardem, Pamela Anderson, Sam Rockwell, John Malkovich, aktori francez Louis Garrel, aktorja koreano-jugore Cho Yeo-jeong dhe aktorja amerikane Ellen Burstyn, e cila gjithashtu do të nderohet me një çmim për Arritje Jetësore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?