Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Gjesti rrëfehet për herë të parë/ Si e përjetoi vdekjen e vëllait, pishmani i tij më i madh dhe ankthi

P
Piranjat22 May 2026, 22:49 · 3 min lexim
Gjesti rrëfehet për herë të parë/ Si e përjetoi

Pas një viti larg vëmendjes së studiove televizive, Gjesti është rikthyer në një intervistë mjaft prekëse në emisionin “Goca dhe Gra”. Përballë moderatores Ori Nebijaj, ai ka folur për herë të parë publikisht për periudhën më të errët të jetës së tij: humbjen e dhimbshme të vëllait muaj më parë në një aksident tragjik.


Mes dhimbjes, Gjesti tregoi se si kjo tragjedi ia ka ndryshuar plotësisht jetën dhe botëkuptimin. Ai pranoi se pas asaj dite ka nisur të vuajë nga ankthi, një betejë me të cilën përballet ende çdo ditë, pavarësisht sensit të humorit që përpiqet të shfaqë para njerëzve.

“Jam i thyer në një mijë pjesë. Po mundohem gjithë kohën të dal prej kësaj gjendjeje, dhe me ndihmën e Zotit kam për t’ia dalë. Prej rastit të vëllait unë kam ndryshuar komplet në sjellje e në mendime; kuptova që sot je e nesër nuk je. Filloi ankthi dhe sot jam ende me ankth, ende e vuaj. Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer,” u shpreh ai.

Kjo periudhë e vështirë e ka afruar artistin edhe më shumë me besimin në Zot, duke gjetur aty qetësinë shpirtërore që i duhej për të përballuar dhimbjen. Gjesti theksoi se arsyeja e vetme që e shtyn të zgjohet në mëngjes dhe të punojë fort është familja e tij.

“Ajo gjendje më ka kthyer në rrugë të Zotit, sepse e vetmja zgjidhje është ajo. Motivi për të jetuar dhe për të punuar për familjen më bën të çohem. Qëllimi im kryesor tani është se si të bëhem një njeri i mirë, sepse kjo qenka e vështirë. Vëllai im është në vend të vet, e di që është në vend të sigurt… çdo gjest e çdo gjë që flas, ai më shkon në mendje, kemi qenë shumë të lidhur.”
I pyetur nëse ka ndonjë peng apo pishman që lidhet me të vëllanë, këngëtari tregoi me keqardhje se si ndonjëherë i ka bërtitur pa dashje dhe se do të donte t’ia kishte plotësuar edhe më shumë dëshirat sa ishte gjallë. “Ndoshta nuk do t’i kisha bërtitur asnjëherë, do të duhej t’ia plotësoja edhe më shumë qejfin, por Zoti lart e di më së miri,” përfundoi ai rrëfimin e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.