Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

Grabitet vila luksoze e Andrea Bocellit!

P
Piranjat29 June 2026, 13:17 · 2 min lexim
Grabitet vila luksoze e Andrea Bocellit!

Një nga vilat në pronësi të tenorit të njohur italian Andrea Bocelli, e vendosur në zonën ekskluzive bregdetare të Forte dei Marmi në Toskanë, është grabitur nga persona ende të paidentifikuar. Sipas mediave italiane, autorët kanë marrë bizhuteri, ora luksi, çanta të markave të njohura dhe para në dorë, ndërsa dëmi i përllogaritur arrin në rreth 500 mijë euro.

Në momentin e grabitjes, vila nuk ishte e banuar nga familja Bocelli, por ishte dhënë me qira për një familje amerikane që po kalonte pushimet. Sipas hetimeve paraprake, hajdutët kanë përfituar nga mungesa e përkohshme e banorëve gjatë mbrëmjes për të hyrë në banesë dhe për të marrë sende me vlerë të lartë, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mes orës 21:00 dhe mesnatës. Karabinierët po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa një nga pistat e hetimit është se autorët mund të kenë studiuar më herët lëvizjet e banorëve, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nuk është hera e parë që pronat e Andrea Bocellit bien në shënjestër të grabitësve. Në vitin 2018 një tentativë grabitjeje u pengua nga rojet private të sigurisë, ndërsa në vitin 2022 një tjetër vilë e tenorit u vu sërish në shënjestër. Ngjarja vjen në një kohë kur zona e Versilias po përballet me një rritje të rasteve të vjedhjeve të sendeve luksoze, me disa grabitje të bujshme të raportuara gjatë muajve të fundit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.