Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Granit Xhaka surprizon jashtë futbollit, bëhet protagonist në një film përkrah Terence Hill

P
Piranjat29 May 2026, 08:13 · 1 min lexim
Granit Xhaka surprizon jashtë futbollit, bëhet protagonist në

Kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po tërheq vëmendje jo vetëm për paraqitjet në fushën e blertë, por edhe për një aventurë të re në botën e ekranit.

Mesfushori me origjinë shqiptare është një nga figurat kryesore të filmit të shkurtër “The Socceritos”, ku shfaqet përkrah legjendës së kinemasë italiane, Terence Hill.

Granit Xhaka surprizon jashtë futbollit, bëhet protagonist në

Projekti, i prodhuar nga kompania zvicerane “Denner”, u prezantua premierë në kinemanë “Corso” në Zurich, në prag të Kupës së Botës 2026.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe sulmuesi i kombëtares së Zvicrës, Zeki Amdouni, si dhe modelja dhe futbollistja kroate Ana Maria Marković, duke i dhënë projektit një përzierje mes sportit dhe argëtimit.

Xhirimet janë realizuar në Spanjë, në disa prej lokacioneve ikonike ku janë filmuar dikur filmat klasikë të zhanrit “western”, duke i dhënë produksionit një atmosferë të veçantë kinematografike.

Granit Xhaka surprizon jashtë futbollit, bëhet protagonist në

Sipas mediave zvicerane, Xhaka prej vitesh është kthyer në një figurë simbol të sportit helvet, falë rolit të tij si lider në kombëtare, ndikimit mediatik dhe personalitetit që e ka bërë një nga emrat më të njohur të futbollit zviceran edhe jashtë fushës së lojës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.