Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

"Gruaja më braktisi kur mësoi se isha me kancer", avokat Vishaj rrëfen dramën e jetës

P
Piranjat20 May 2026, 17:42 · 3 min lexim
"Gruaja më braktisi kur mësoi se isha me kancer", avokat

Avokati Saimir Vishaj i cili një vit më parë kaloi një nga “dimrat” më të vështirë të jetës së tij, luftën me kancerin, ka ardhur së fundmi në një rrëfim kudhe ka folur për shumë çka, nga ditët në koma, te rikuperimi e deri te divorci me dashurinë e tij prej 40 vitesh e vetmia.

Vishaj ka treguar momentet kur dhe ishte në koma dhe forcën që kishte përbrenda për t’ia hedhur dhe kësaj beteje. Ai është ndalur dhe te divorci me ish-gruan tanimë, Silvanën, kirurgen e njohur e cila mesa duket tanimë është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krah djemve të saj.

Avokati rrëfeu se Silvana ishte ajo që i qëndroi mbi kokë gjatë qëndrimit të tij në spitalin në Itali, mirëpo si shumë të tjerë, as ajo, nuk e përballoi dot sëmundjen e tij dhe vendosi që të largohej.

“Po kaloj një periudhë të vështirë familjare. Familja dhe bashkëshortja kanë zgjedhur të jetojnë jashtë shtetit, jetojnë në SHBA. Jam braktisur por do e kaloj”, u shpreh ndër të tjera avokati, duke shtuar më tej se fëmijët e tij mbajnë “krahun” e nënës së tyre dhe se në këto momente ai është tërësisht i vetëm, ai dhe qeni i tij.

Vishaj: Po kaloj një periudhë të vështirë familjare. Familja dhe bashkëshortja kanë zgjedhur të jetojnë jashtë shtetit, jetojnë në SHBA. Jam braktisur por do e kaloj. Puna më ndihmon ta kaloj, kolegët dhe miqtë e mi. Unë jam i dashuruar me Shqipërinë, jam i ri dhe nuk mund të rri pa punuar. Pavarësisht sa të mira ka SHBA, unë dua të punoj në Shqipëri.

Tani po ndërtoj jetën normalisht.

Pavarësisht se jam përballur me shumë gjyqe. Por i kam kaluar. Po ja dal vetëm, tani kam dhe një qen. Më duket se do bëhem si Lasgush Poradeci, ‘I vetmuar por me një qen’. Fëmijët më kanë bërë dhe gjysh dhe jam i lumtur për ta. Isha pak javë më parë në SHBA dhe i takova. Nipi më thotë që edhe nëse do të vdesësh, do të ngelesh yll në qiell.

Në 40 vite martesë, është normale që vetmia nuk i shkon askujt. Një martesë e lidhur me dashuri, nuk sfumohet kaq shpejt. Por kur më merr malli, shkoj në SHBA dhe takoj nipin. Me ish-gruan nuk kam asnjë raport.

Zero komunikim. Tani u bënë 8 muaj që e kaloj këtë gjë, jam më mirë. Fëmijët janë ata që gjithmonë mbajnë anën e nënës, po të kisha vajzë do kishte mbajtur anën time.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.