Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

Harper Beckham prek me dëshirën e saj për ditëlindje: Një familje e bashkuar në vend të dhuratave luksoze!

P
Piranjat 5 July 2026, 16:47 · 2 min lexim
Harper Beckham prek me dëshirën e saj për ditëlindje:

Harper Beckham pritet të festojë 15-vjetorin e lindjes muajin e ardhshëm, por sipas mediave britanike, dhurata që ajo dëshiron më shumë nuk mund të blihet me para.

Mes tensioneve të vazhdueshme që kanë përfshirë familjen Beckham, vajza e David Beckham dhe Victoria Beckhamthuhet se ka vetëm një dëshirë: të ribashkohet me vëllain e madh, Brooklyn Beckham.

Sipas Daily Mail, Harper vazhdon të jetë e afërt emocionalisht me Brooklyn dhe është prekur nga përçarja familjare që ka zgjatur prej muajsh. Burime pranë familjes pretendojnë se ajo shpreson që ditëlindja e saj të shërbejë si një mundësi për pajtim.

Megjithatë, kjo duket e vështirë. Marrëdhëniet mes Brooklyn, bashkëshortes së tij Nicola Peltz dhe pjesës tjetër të familjes vazhdojnë të jenë të acaruara, ndërsa përpjekjet për afrim nuk kanë dhënë rezultat.

Vetëm pak javë më parë, Harper u fotografua teksa shkoi në shtëpinë e Brooklyn në Los Angeles, por vizita përfundoi pa një takim, pasi ai nuk ndodhej aty. Episodi u kthye menjëherë në qendër të vëmendjes dhe ushqeu edhe më shumë spekulimet për krizën familjare.

Ndërsa ditëlindja e saj po afron, burime pranë familjes thonë se Harper nuk kërkon dhurata luksoze apo festa madhështore. Dëshira e saj më e madhe mbetet rikthimi i harmonisë në familje dhe mundësia për të kaluar sërish kohë me vëllain e madh.

Nëse kjo do të ndodhë, mbetet për t’u parë, por për momentin duket se është dhurata më e vështirë që familja Beckham mund t’i bëjë vajzës së tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.