Harry rikthehet në Britani pas 29 vitesh nga humbja e Dianës, tensionet me familjen mbretërore në qendër të vëmendjes

Rikthimi i Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar po shihet si një zhvillim që mund të rihapë plagët e vjetra brenda familjes mbretërore. Gati tri dekada pas vdekjes së Princeshës Diana, Duka i Sussex dhe Meghan Markle po përgatiten të kalojnë më shumë kohë në vendin që Harry e la pas krahëve pas largimit nga detyrat mbretërore.
Që prej debutimit në vitin 2005, Messi është kthyer në simbolin e përfaqësueses dhe në një prej figurave më të rëndësishme të historisë së futbollit argjentinas. Megjithatë, në moshën 39-vjeçare, duket se kapiteni legjendar po mendon t’i japë fund kapitullit të tij ndërkombëtar.
Harry dhe Meghan nuk janë më anëtarë aktivë të familjes mbretërore që prej vitit 2020, ndaj nuk pritet që të marrin përsipër angazhime publike apo të akomodohen në një rezidencë mbretërore.
Pavarësisht kësaj, rikthimi i tyre ka hapur një debat të ri në opinionin britanik. Një sondazh i YouGov i zhvilluar më 20 gusht me 5,810 të rritur tregoi se 33% nuk e mbështesin kthimin e çiftit, 21% e mbështesin, ndërsa 45% nuk kanë një qëndrim të përcaktuar.
Në korrik, Harry, Meghan dhe dy fëmijët e tyre patën një takim me Mbretin Charles në Highgrove House, në Gloucestershire. Në vizitë ishte e pranishme edhe Mbretëresha Camilla. Megjithatë, Princi William nuk ka komentuar publikisht mbi lëvizjet e vëllait të tij, ndërsa marrëdhënia mes tyre vijon të konsiderohet e vështirë.
Ish-korrespondenti mbretëror i BBC-së, Peter Hunt, ka paralajmëruar se prania e përhershme e Sussex-ëve në Britani mund të sjellë një tjetër burim tensioni. Sipas tij, në një skenar afatgjatë mund të krijohen dy pole ndikimi brenda familjes mbretërore, njëri i lidhur me William-in dhe tjetri me Harry-n.
Për Harry-n, rikthimi ka edhe një dimension thellësisht personal. Princesha Diana humbi jetën në gusht 1997, kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Pamjet e tij duke ecur pas arkivolit të nënës, së bashku me Charles dhe Earl Spencer, mbetën ndër imazhet më të forta të funeralit të saj.
Vite më vonë, Harry ka kritikuar publikisht faktin që iu kërkua të merrte pjesë në atë procesion. Ai ka folur gjithashtu për pasojat emocionale të humbjes së Dianës, duke rrëfyer se në një periudhë të jetës së tij përjetonte ankth, sulme paniku dhe vështirësi të mëdha psikologjike.
Në dokumentarin “The Me You Can’t See”, realizuar me Oprah Winfrey, ai tregoi se mes moshës 28 dhe 32 vjeç kishte kaluar një nga periudhat më të vështira të jetës. Sipas rrëfimit të tij, alkooli dhe droga ishin përdorur si mënyra për të përballuar emocionet dhe traumën.
Jeta e Harry-t ndryshoi sërish pas njohjes me Meghan Markle në vitin 2016. Dy vite më vonë ata u martuan në Kapelën e Shën Gjergjit në Windsor dhe më pas u bënë prindër të Archie-t dhe Lilibet-it.
Por marrëdhënia me familjen mbretërore u përkeqësua dhe në janar 2020 çifti njoftoi tërheqjen nga detyrat zyrtare. Pas një periudhe në Kanada, Harry dhe Meghan u vendosën në Shtetet e Bashkuara.
Rrëfimet e Harry-t vijuan edhe në autobiografinë “Spare”, botuar në vitin 2023, ku ai shkroi për marrëdhënien me William-in, Charles-in dhe për çështje të tjera të brendshme të familjes mbretërore.
Tashmë, rikthimi fizik në Britani mund të hapë një kapitull të ri. Për Harry-n mund të jetë një mundësi për t’u afruar me të atin, por njëkohësisht edhe një sfidë e re për marrëdhënien e tij me William-in dhe ekuilibrat brenda monarkisë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Michael Jackson do të festonte 68-vjetorin/ Djali i tij Prince emocionohet në ditën e lindjes së “Mbretit të Popit”

Pas historisë me Elhaida Danin, Lediani shfaqet me një vajzë misterioze: “My endless summer”

Jonida Vokshi konfirmon largimin nga Big Brother VIP Kosova pas katër edicionesh

U cilësua si “miliardere e vetëbërë”/ Kylie Jenner reagon pas kritikave: Asnjë nga paratë që kam fituar ndonjëherë nuk është trashëguar...

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën...





