Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

Harry Styles “shkruan histori” në Wembley: 12 netë radhazi dhe rekord i paprecedent për një artist solo!

P
Piranjat 5 July 2026, 17:08 · 2 min lexim
Harry Styles “shkruan histori” në Wembley: 12 netë radhazi

Harry Styles përjetoi një nga momentet më prekëse të karrierës së tij gjatë koncertit të fundit të rezidencës rekord në Wembley Stadium, kur motra e tij, Gemma Styles, u ngjit papritur në skenë për t’i bërë një dedikim emocional.

Përpara dhjetëra mijëra fansave, Gemma mbajti një fjalim që e la këngëtarin dukshëm të prekur.

Jam shumë krenare për ty. Jo vetëm për këtë sukses, por për njeriun që je, për mënyrën se si i lejon njerëzit të jenë vetvetja dhe për ndikimin që ke pasur te kaq shumë njerëz. Të dua shumë, u shpreh ajo, ndërsa i uroi vëllait të saj për arritjen historike prej 12 koncertesh në Wembley.

Pas fjalimit, Harry e përqafoi fort motrën e tij dhe u duk se po luftonte për të mbajtur lotët. Më pas iu drejtua publikut duke thënë:

Duartrokisni për Gemma Styles!-ndërsa turma shpërtheu në ovacione.

Mbrëmja kishte edhe një tjetër moment prekës. Në fund të koncertit, Harry bëri homazh për ish-anëtarët e One Direction, duke përmendur Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe të ndjerin Liam Payne.

Nuk do të isha këtu pa katër miqtë e mi. Dua të falënderoj Niall, Louis, Zayn dhe mikun tim të dashur Liam, tha ai, ndërsa në ekran u shfaqën pamje nga ditët e para të grupit, duke emocionuar publikun dhe familjen e Liam Payne, e cila ndodhej mes spektatorëve.

Me koncertin e fundit, Harry Styles u bë artisti i parë që realizon një rezidencë prej 12 netësh në Wembley Stadium, duke vendosur një rekord historik për një artist solo.

Turneu i tij “Together, Together” do të vazhdojë tani në Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.