SHOWBIZ

Hiqej si i punësuar i Top Channel / Si Elton Tozaj mashtronte bizneset

Piranjat Përditësimi i fundit 5 February 2026, 22:06
Hiqej si i punësuar i Top Channel / Si Elton Tozaj mashtronte bizneset

Një personazh publik, Elton Tozaj, ish banor i Big Brother Albania, ka mashtruar disa biznese, duke u hequr si punonjës i brendshëm i televizionit Top Channel. Eltoni nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në Top Channel, por pavarësisht kësaj, ai ka arritur që të zhvasë disa biznese.

Duke shfrytëzuar daljet e tij si analist i ngjarjeve që ndodhin në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve, “Big Brother Vip”, ky gazetar premton reklamim të bizneseve në spektaklin e Top Channel. Madje, kërkon pagesa në emër të stafit të Top Channel dhe aparate celulari.

Rasti i parë, është në qytetin e Korçës, në një dyqan që shet telefona celularë, ku Eltoni i ka marrë pronarit 3 telefona “Iphone 17 Pro Max”, vlera e të cilëve ka qenë rreth 5.200 euro. Ai është hequr si punonjës i Top Channel, teksa ka përmendur edhe emrat e pronarëve dhe drejtuesve të televizionit.

Skema që ka përdorur është një rast tipik mashtrimi, pasi Eltoni është njohur me pronarin e biznesit në një hotel në qytetin e Korçës. Më pas, në marrëdhënie besimi, Eltoni i ka shkruar pronarit se do “3 telefona Iphone 17 Pro Max”, ku 1 e donte për vete dhe 2 për drejtuesit e Top Channel. Më pas, dyqani ka nisur një korrier në adresën që Eltoni i ka dhënë në qytetin e Tiranës. Këtë ngjarje, pronari e ka denoncuar në Policinë e Korçës, ku dhe prokuroria e atij qyteti ka nisur një procedim penal. Në të gjithë komunikimin, Eltoni përmend emrat e pronarëve dhe drejtuesve të televizionit. Ai i shkruan se “e kam dhuratë nga puna pas 16 vitesh në televizion, u kujtuan më në fund”.

Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, në një restorant.

Pronarët e restorantit e kanë takuar disa muaj më parë Eltonin, i cili u ka premtuar se, kundrejt një pagese prej 200 eurosh, ata do të shtronin një darkë për banorët e Big Brother Vip Albania 5. Edhe në këtë rast, Eltoni u ka premtuar se, me njohjet që ka me produksionin e Big Brother, por edhe me drejtuesit e Top Channel, do të mundësonte këtë “reklamë”.

“Unë e kuptova atë si tip në fillim. Po thashë tani, se ndonjëherë të rren ajo qejfi me dalë. Se medemek, është lirë dhe mos ka ndonjë njohje, e kupton. Në një moment thashë, pata hyrë, pata lexuar se edhe rob jemi nuk është se jemi pa dalë. Më tha do bësh një pagesë kështu te 200 mijë lekëshi. Javën e parë më tha do dalësh. Kaloi java e parë, jo kështu e ashtu. I thashë sonte në darkë dua lekët se s’bën. Më solli një video në darkë dhe më tha kam bërë aksident”– thotë pronari i restorantit.

Eltoni u ka dërguar një video, ku duket i gjakosur dhe me shenja të rënda në kokë dhe trup. Është e njëjta pamje, që gazetari e denoncoi disa javë më parë në polici, por edhe mediatikisht. Ai i thotë pronarëve të restorantit, që po kërkonin kthimin e shumës së paguar, se “do të lidhen nesër këta të shtëpisë me ty, të lutem”.

“Do i shtroja unë darkën. Biles më ka marrë dhe menu, po s’më dukej serioz. Unë i thashë jam i bindur që kjo është mashtrim. Isha shumë i bindur që ishte mashtrim. Të rren ajo hajde mo se inshallah, se medemek hë mo se inshallah”– pohon ai, teksa shton se ka lexuar në internet se Elton Tozaj ka qenë i proceduar disa herë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?