Histori në Hollywood/ Angélique Kidjo bëhet artistja e parë afrikane që merr yllin e saj

Këngëtarja benineze-franceze Angélique Kidjo ka shkruar historinë në Hollywood, duke u bërë artistja e parë afrikane me ngjyrë që nderohet me një yll në Hollywood Walk of Fame.
Ceremonia e vendosjes së yllit u zhvillua në Los Angeles dhe mblodhi figura të njohura të muzikës dhe kinemasë, të cilët nderuan karrierën më shumë se 40-vjeçare të artistes 66-vjeçare.
Kidjo është një prej emrave më të rëndësishëm të muzikës afrikane në skenën ndërkombëtare. Ajo është fituese e pesë çmimeve Grammy dhe ka publikuar 19 albume gjatë karrierës së saj.
Gjatë fjalimit të saj, këngëtarja foli për ndikimin e muzikës afrikane në kulturën botërore dhe theksoi se kontributi i kontinentit shpesh nuk vlerësohet në masën që meriton.
“Ne afrikanët nuk e dimë se çfarë i kemi dhënë botës. Pa ne, nuk ka muzikë të mundur në këtë planet”, u shpreh Kidjo.
Arritja e saj u përshëndet edhe nga Presidenti i Beninit, i cili e cilësoi yllin në Hollywood Walk of Fame si një moment historik jo vetëm për artisten, por edhe për vendin dhe kontinentin afrikan. Sipas tij, Kidjo ka ndihmuar në promovimin ndërkombëtar të ritmeve, krijimtarisë dhe identitetit kulturor të Beninit.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Në pritje të fëmijës së dytë, Roela përballet me frikën e saj më të madhe

“Vazhdoj ta dua”, Indri Shiroka flet për Vanesën pas ndarjes

Ndryshimet “furtunë” në “Për’puthen”, Arjan Konomi pritet të zërë karrigen e Aulona Mustës

Mbretëresha Camilla: E kisha të vështirë të heshtja për sëmundjen e mbretit Charles

Madonna surprizon me një vizitë në ishullin e Korfuzit për festën e 68-vjetorit të saj

“Zbulova Kabbalah në vitin 2012”/ Modelja shqiptare Angela Martini zbulon faktin interesant për besimin e saj filozofik

“Po kaloj kohë me familjen, jo me personin që doni ju”/ Elijona reagon për raportin me Klodin

Callum Turner flet për jetën me Dua Lipën: Do të doja të rrisja disa fëmijë





