Juela Nikollaj është banorja më e re që i bashkohet Big Brother VIP 5, duke sjellë në shtëpi një histori jete që nuk është thjesht “profil”, por një rrëfim i vërtetë për rrënjët, ëndrrat dhe një dhimbje që i ndryshoi përgjithmonë drejtimin.
E lindur në Laç dhe e rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, Juela vjen nga një familje shqiptare shumë e lidhur, ku identiteti nuk është lënë kurrë të zbehet. Prindërit e saj, siç tregon ajo, kanë qenë të kujdesshëm që në shtëpi të ruheshin rrënjët, kultura dhe vlerat me të cilat janë rritur vetë.
Fëmijëria e Juelës ka qenë e mbushur me dashuri, sidomos pranë tre motrave, por edhe me disiplinë. Ajo përshkruhet si një vajzë e qetë, kureshtare, shumë aktive dhe me ëndrra të mëdha, një kombinim që duket se e ka shoqëruar edhe në zgjedhjet e saj të mëvonshme.
Pas studimeve të larta për Ekonomi Europiane, Juela vendosi t’i japë hapësirë një pasioni që, sipas saj, e kishte gjithmonë brenda: muzikës. Fillimisht e rritur me rrymën pop, me kalimin e kohës nisi të kërkonte një tingull më të afërt me botën e saj, më “të përzier”: elementë ballkanikë, pak orientalë, dark pop dhe ballads, një identitet muzikor që thotë se e përfaqëson më shumë. Edhe mësimet e pianos e kanë ndihmuar të lidhet me muzikën në një mënyrë më profesionale, edhe pse e quan veten ende në fillimet e saj.
Por jeta e Juelës nuk është ndërtuar vetëm mbi ëndrra. Disa vite më parë, ajo humbi njeriun me të cilin po përgatitej të martohej. Ai u vra në oborrin e shtëpisë, bashkë me motrën e tij, nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit. Një ngjarje që tronditi gjithçka dhe e futi në një periudhë të gjatë dhimbjeje dhe ankthi.
Juela e përshkruan atë kohë si momentin më të errët, por edhe si pikën ku vendosi të mos mbetej peng i tragjedisë. Në rrëfimin e saj, ajo shprehet se në fillim mendonte se dhimbja do të ishte e papërballueshme, por me kalimin e kohës kuptoi se jeta ndryshon sipas mënyrës si zgjedhim ta përballojmë.
“Kam kaluar shumë dhimbje dhe ankth punova shumë me veten, dhe ajo dashuri e bukur që më kishte lënë ai u bë dritë në momentet më të errëta. Më tregoi se unë mund të ngrihem përsëri… u bë forca që më ngriti,” shprehet ajo, duke shtuar se kjo periudhë e ka bërë më të fortë, më të vetëdijshme për atë që kërkon dhe më ka mësuar të gjejë dritë edhe kur mendonte se nuk kishte më.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
9 March22:53
VIDEO/ Ilnisa për ndarjen e Besit nga Xhensila: Ka bërë shumë mirë
Ilnisa Agolli në një intervistë të fundit pyetet edhe për Bes Kallakun dhe për ndarjen e tij nga këngëtarja Xhensila Myr...
SHOWBIZ
9 March22:37
Sulmi në shtëpinë e Rihanës, arrestohet gruaja që qëlloi
Një incident i frikshëm ka ndodhur në rezidencën luksoze të këngëtares së njohur Rihanna në Beverly Hills, ku nj&eu...
SHOWBIZ
9 March22:25
Skandal në Eurovision! Drejtori i televizionit jep dorëheqjen pas akuzave për ngacmim
Televizioni publik austriak, ORF, u trondit nga një skandal vetëm dy muaj para Konkursit të Këngës në Eurovision, i cili kët&...
SHOWBIZ
9 March22:08
NDODH DHE KJO/ Mateo kap prej fyti Brikenën dhe kërkon ta... (VIDEO)
Një video e shkurtër por shqetësuese mes Mateos dhe Brikenës po bën xhiron e rrjetit, duke shkaktuar një valë kritikash t&eum...
SHOWBIZ
9 March21:51
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të thashë ‘jo’”/ Selin përplaset me Mirin
Selin dhe Miri janë kthyer nga miq në rivalë. Dy banorët e Big Brother VIP 5 nuk i kanë kursyer përplasjet me njëri-tjetrin n...
SHOWBIZ
9 March17:52
“Ky bastard, ordiner që mendon se është live në Tik Tok"/ Shqipe Hysenaj “kryqëzon” Arjan Konomin
Ish-konkurrentja e njohur, Shqipe Hysenaj, ka shpërthyer në një reagim të ashpër publik ndaj opinionistit Arjan Konomi, pas një ...
SHOWBIZ
9 March15:35
Lim Hoti zbulon pse nuk vazhdoi lidhja me Dolcen: Është shumë e ëmbël
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Lim Hoti, ishte i ftuar mbremjen e kaluar në spektaklin e humorit “Portokalli”, ku u pë...
SHOWBIZ
9 March14:11
Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë
Ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një...
SHOWBIZ
9 March11:59
Londrimi publikon mesazhin që mori nga aktorja turke Demet Ozdemir
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrimi, ka zbuluar një mesazh të veçantë që ka marrë...
SHOWBIZ
9 March08:56
Incident me armë zjarri pranë shtëpisë së Rihannës, arrestohet një grua
Një incident me armë zjarri është raportuar pranë rezidencës së këngëtares së njohur Rihanna në Los Ang...