Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta aktori legjendar i filmave komedi, Tim Curry

Aktori i njohur britanik i filmave komedi, Tim Curry, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, pas një dekade me probleme të rënda shëndetësore.
Sipas raportimeve, ylli i Broadway-t u nda nga jeta të martën në mbrëmje në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Curry u bë i famshëm në skenën teatrore përmes rolit ikonik të Dr. Frank-N-Furter në The Rocky Horror Show, fillimisht në Londër dhe Los Angeles, përpara se të drejtonte kastin origjinal të Broadway-t në teatrin Belasco.\Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme në teatër, Curry mori tre nominime për çmimin Tony dhe një nominim për Drama Desk Award, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e Broadway-t.
Ai gjithashtu pati sukses me shumë filma komedi në Hollywood, si “Home Alone 2”, “Scary Movie 2”, “Addams Family Reunion”, por edhe me rolin ikonik të Pennywise në filmin horror “IT”.
Curry pësoi një goditje në tru në vitin 2012. Kjo kërkoi ndërhyrje kirurgjikale dhe, për pjesën tjetër të jetës, ai qëndroi në karrige me rrota. Ai vazhdoi të kishte probleme me lëvizjen dhe kujtesën afatshkurtër.
Vjeshtën e kaluar, ai publikoi kujtimet e tij me titull “Vagabond”.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Zbulohen detajet e para për Big Brother VIP, mes konkurrentëve një çift nga diaspora dhe një ish-banor!

“Ka riformësuar identitetin e Puerto Ricos në botë…” / Hapet ekspozita kushtuar Bad Bunny-t!

“Jam mirënjohëse…”/ Vajza e Bruce Willis, Rumer, flet hapur për jetën me të atin dhe demencën!

Ester Expósito dhe Mbappé, si nisi historia e tyre? Detajet e njohjes që mbeti larg syrit të publikut

Elvis Presley, misteri që vijon 49 vite pas vdekjes/ Çfarë zbuluan analizat për medikamentet në organizmin e tij?!

Ndërron jetë ikona e muzikës country, Dolly Parton

Kida entuziaste, numëron ditët para dasmës me partnerin

80 minuta e bllokuar në tualetin e Hermès, komediania tregon incidentin e pazakontë!





