SHOWBIZ

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”/ Drama e Giorgos Mazonakis me familjen, shtrimi në psikiatri dhe vdekja e papritur

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 15:04
“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”/ Drama e Giorgos

“Unë i përkas vetes dhe ëndrrave të mia, nuk dua askënd në vetminë time” janë vargje nga një prej këngëve më të njohura të Giorgos Mazonakis që, pas gjithë asaj që ai rrëfeu për vitet e fundit të jetës, marrin një tjetër kuptim.

Një nga zërat më të njohur të muzikës greke u shua ditën e djeshme më 9 shtator 2026, kur Giorgos Mazonakis humbi jetën në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak. Sipas njoftimit të spitalit “Elpis”, këngëtari mbërriti me ambulancë pa frymëmarrje dhe puls dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të rikthehej në jetë.

Vdekja e tij erdhi në një periudhë kur Mazonakis po përgatitej të festonte 33 vite karrierë me një koncert të madh, “Giorgos Mazonakis – 33 years from A to Z”. Një mbrëmje që ai, fatkeqësisht, nuk arriti ta jetonte.

Pas imazhit të yllit që ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes, fshihej një njeri që prej vitesh fliste për nevojën për të ruajtur hapësirën e tij personale. Në vitet e fundit, kjo vetmi u bë edhe më e fortë, ndërsa këngëtari u përball me një konflikt të ashpër familjar, probleme në biznes, mosmarrëveshje për pasuri dhe një shtrim të pavullnetshëm në spitalin psikiatrik Dromokaiteio.

Një nga emrat kryesorë në dramën familjare të Mazonakis ishte motra e tij, Vasso, me të cilën ai kishte bashkëpunuar edhe në biznes. Por këngëtari u përpoq të sqaronte një keqkuptim që ishte përsëritur shpesh në media.

“Vasso nuk ishte menaxherja ime; ishte partnerja ime në biznes. Vendimet i merrja gjithmonë vetë”, tha ai.

Sipas tij, marrëdhënia profesionale mes tyre nuk u prish menjëherë. Kishte pasur shumë biseda përpara se ai të arrinte në përfundimin se nuk mund të vazhdonin më të punonin bashkë. Situata, sipas tij, filloi të bëhej veçanërisht e ndërlikuar pas një mosmarrëveshjeje për një pronë.

“Gjërat filluan të bëheshin të çuditshme kur patëm një mosmarrëveshje për një pronë. Vasso kishte autorizim, por nuk ishte e mbrojtur ligjërisht. Pastaj filloi vallja e absurdit. U bë një rrëmujë dhe pak nga pak, duhej ta zgjidhnim nyjën”, rrëfeu ai.

Mazonakis e përshkroi situatën si një konflikt që u përshkallëzua gradualisht, ndërsa marrëdhëniet familjare filluan të dëmtoheshin. Këngëtari foli edhe për rolin që kishte pasur brenda familjes dhe për mënyrën se si suksesi i tij kishte ndikuar në marrëdhëniet mes tyre.

“Unë isha emri i familjes. Çdo fëmijë do ta ndihmonte familjen e tij financiarisht, ashtu siç kishte bërë edhe familja ime në të kaluarën. Ata më ndiqnin kudo, më mbështesnin.Nuk e konsiderova kurrë veten si të plotfuqishmin, si të vetmin që kishte rëndësi. Shpeshherë e nënvlerësoja veten”, u shpreh ai.

Madje, në një deklaratë që tregon se si e shihte sot të gjithë situatën, ai pranoi: “Besoj 100% se kam një pjesë përgjegjësie për atë që ndodhi me familjen time.”

Pikërisht këtu hyn edhe pjesa financiare e historisë. Mazonakis tregoi se ishte paralajmëruar që të mos bënte biznes me njerëzit e tu, por kishte menduar se kjo ishte thjesht një këshillë klishe.

“U thosha njerëzve të mos bëja biznes me të afërmit, por e dëgjoja si një klishe. Humba para. U përfshinë edhe bashkëpunëtorë të tjerë, jo vetëm familja. Humbën të gjitha, njerëzit, paratë, gjithçka”, tha ai.

Nga kjo pjesë duket se lindi edhe versioni që u përhap më pas kudo si një thashethem, se motra e tij i kishte marrë paratë dhe ia kishte shpenzuar. Por deklaratat e vetë këngëtarit nuk e konfirmojnë këtë version në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pavarësisht suksesit, Mazonakis pranoi se kishte përjetuar shumë situata stresuese.

“Përjetova shumë situata stresuese. Nuk reagoja kurrë. Kisha një mirësjellje që mund të më shkatërronte. Thjesht ulesha dhe prisja derisa gjërat të ndryshonin vetë”, tregoi ai.

Por pika më e dhimbshme ishte prishja e marrëdhënies me familjen.

“Nëse dikush do të më kishte thënë vite më parë se nuk do të flisja me familjen time, do t’i kisha thënë se nuk më kishte shkuar kurrë në mendje. Në një moment, familja filloi të shembej brenda meje. Unë jam njeri i familjes. Gjaku bëhet ujë”, tha ai.

Sipas këngëtarit, familjarët shkonin në shtëpinë e tij edhe pa qenë të ftuar.

"Nuk vinin për të bërë paqe. Vinin për të më thënë se ajo që thosha nuk ishte e vërtetë”, rrëfeu ai.

Në gusht të vitit 2025, historia mori një kthesë dramatike. Mazonakis u dërgua në mënyrë të pavullnetshme në spitalin psikiatrik Dromokaiteio, pas një procedure të nisur me kërkesë të familjes së tij dhe të pranuar më pas nga prokuroria.

Ai u lirua pas tre ditësh dhe më vonë e përshkroi të gjithë procedurën si një përvojë të vështirë, duke mohuar se kishte pasur një problem psikiatrik, duke treguar me detaje momentin kur policia u shfaq në shtëpinë e tij.

"Po kthehesha nga një shëtitje që kisha bërë. Ra zilja e derës dhe u shfaqën dy policë me veshje civile. Njëri më tregoi dokumentin dhe më tha se duhej të shkoja në Dromokaiteio”, tregoi ai.

Në atë moment, ai po gatuante. Hëngri, bëri dush dhe më pas hipi në makinën e policisë. Por ajo që e tronditi ishte se njëra prej motrave të tij ishte jashtë, duke pritur në makinën e saj për të ndjekur makinën e policisë.

“Njëra prej motrave të mia ishte jashtë dhe po priste që të ndiqte makinën e policisë. Kjo ishte shumë e rëndë për mua. U tmerrova. Në vitet e fundit nuk kisha më ankth për autoritetet. Flisja me policët. Isha i qetë dhe më pas fillova të mendoja se çfarë do të ndodhte. Thashë: ‘Çfarë do të bëj?’ Fillova të mendoja për gjërat praktike, në rast se do të qëndroja.“Kisha frikë se si do të më trajtonin njerëzit në klinikë. Ishte mjaft e vështirë. Ndjeva frikë dhe tradhti”, tha këngëtari.

Por dhe aty, fama e tij ishte e pranishme.

“U bëra gëzimi i Dromokaiteios. Disa njerëz thoshin: ‘Jemi mirë, nëse Mazonakis është këtu, jemi perfekt’. Puna ime ishte ajo që më trembte”, vijoi ai.

Në rrëfimin e tij për atë që kishte ndodhur, Mazonakis tha një fjali që tregon shumë për mënyrën se si e kishte përjetuar gjithçka:

“Dashuria mes të afërmve shpesh është shkatërruese. Sepse krimet më të mëdha kryhen përmes dashurisë. Nuk e kam ndjerë kurrë se isha i rrezikshëm për veten time. Mund të kem ndjerë gjëra brenda vetes, në mendimet e mia, nga gjëra që më ishin thënë”.

Sipas tij, vendimi për ta dërguar në Dromokaiteio ishte një “lëvizje paniku”, të cilën ende përpiqej ta kuptonte Mazonakis bëri të ditur se çështja nuk kishte përfunduar.

“Ligjërisht, çështja ende nuk ka nisur. Do të ndërmarr veprime ligjore. Padia prej 1 milion eurosh për shtrimin tim të pavullnetshëm është ende në fuqi”, deklaroi ai.

Kështu, përplasja me familjen nuk mbeti vetëm një dramë private, por u kthye edhe në një betejë ligjore. Por drama familjare nuk ishte e vetmja humbje që Mazonakis përjetoi gjatë kësaj periudhe.

Në shtator 2025, këngëtari humbi qenin e tij të dashur, Aretha, të cilën e quante “vajzën e tij”. Ata ishin shumë të lidhur dhe humbja e saj e preku thellë.

Në fillim të vitit 2026, Mazonakis iu drejtua fansave përmes një videoje, ku foli për vitin që kishte lënë pas.

“Ishte një vit mjaft i vështirë. Ishte një vit prove nga Zoti”, u shpreh ai, duke folur për vështirësitë e shumta, por edhe për atë që i kishte mësuar kjo periudhë.

Në të njëjtën deklaratë, ai foli për tre-katër vitet e fundit si një periudhë me “vështirësi të jashtëzakonshme”, por edhe me “dhurata të jashtëzakonshme”, duke u bërë thirrje njerëzve të ruanin besimin dhe durimin.

Edhe familja e tij, në atë periudhë, kishte deklaruar publikisht se ishte pranë tij, pavarësisht konfliktit që po kalonin. Sipas familjarëve, nëna e këngëtarit, e cila kishte problemet e saj shëndetësore, kishte shprehur dëshirën ta vizitonte dhe shqetësimi i saj kryesor ishte gjendja e të birit. E gjithë kjo periudhë nisi të linte gjurmë edhe në shëndetin fizik të këngëtarit.

Në shkurt 2026, Mazonakis u ndje keq dhe u shtrua në një spital privat me temperaturë dhe dhimbje barku. Gjatë ekzaminimeve, mjekët zbuluan rastësisht se kishte gurë në tëmth dhe ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje laparoskopike për heqjen e fshikëzës së tëmthit.

Mazonakis kishte pranuar se gjithë kjo periudhë kishte qenë emocionalisht dhe fizikisht e lodhshme.

“Fatkeqësisht, ende më intereson çfarë mendojnë njerëzit. Zoti të jep atë që mund të përballosh. Këto janë sprovat në jetën time. Besimi im dhe karriera ime më shpëtuan”, tha ai.

Pavarësisht konfliktit, Mazonakis tha se nuk kishte pushuar së dashuruari familjen e tij. Ai pranoi se ende mbante një shpresë që gjërat mund të ndryshonin një ditë. Por ndërkohë, telefonatave të familjarëve nuk u përgjigjej më. Në të njëjtën intervistë, Mazonakis foli edhe për një tjetër çështje që kishte trazuar emrin e tij publik. Bëhet fjalë për akuzën për sjellje seksuale të papërshtatshme të bërë ndaj tij nga 21-vjeçari Stefanos Papadopoulos në dhjetor 2025. Mazonakis e mohoi akuzën dhe dha versionin e tij për mënyrën se si ishte njohur me të riun. Këngëtari tha se gjithmonë kishte pasur një rregull personal që asgjë negative rreth tij të mos bëhej publike.

Ai pranoi se nuk kishte qenë mjaftueshëm i kujdesshëm me njerëzit me të cilët shoqërohej dhe se ishte natyrë spontane. Për akuzën e 21-vjeçarit, këngëtari ishte i prerë në qëndrimin e tij:

“Është një akuzë e rreme. Kjo është një fakt”, deklaroi ai.

Mazonakis tha se kishte ndërmarrë veprime ligjore dhe po priste këshillën e avokatit të tij. Ai tregoi gjithashtu se e kishte parë të riun për herë të parë në dhomën e zhveshjes, kur ai kishte kërkuar një kostum për të dalë.

Në fund të gjithë këtij rrëfimi, Mazonakis foli për betejën e tij më të madhe: atë me veten.

“Jeta është lufta e Giorgos me Giorgos”, tha ai.

Një periudhë në të cilën humbi njerëz, u përball me familjen, biznesin, çështjet ligjore, shëndetin dhe dhimbjen e humbjeve personale, ndërsa përpiqej të qëndronte në këmbë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?