
Në ditët e fundit të vitit 2025, aktorja Ema Andrea, humbi pas një arresti kardiak vëllanë e saj binjak, ish-basketbollistin Enea Andrea.
Në daljen e saj publike pas kësaj ngjarje të trishtë, aktorja e njohur nuk i mbajti dot lotët në studion e “Goca & Gra”, ndërkohë që tregonte për momentin e vështirë që kaloi këtë periudhë.
“Mua nuk më është mbyllur mirë 2025. Normal që nuk është e mirë as 2026. Kam humbur gjysmën time. Janë ato dhurata e hidhura që bën Zoti. Për momentin jetoj në dy dimensione, uroj që kjo mos të ndikojë në punë. Është dita e parë e punës, dalja ime e parë mediatike dhe s’mund të ishte në një vend tjetër veç se këtu. Edhe pse e kam thënë me dy mendje “Po”, kur erdha dhe u takuam, u dakordësova me veten që të jem këtu dhe vetëm këtu mund ta filloja.
Nuk është mirë të flasim për gjëra të tilla, sepse janë delikate, por edhe për elefantin në dhomë, nuk mund të rrimë pa folur. Edhe pse kjo humbje e gjysmës time më të mirë, mua më ka sjellë shumë bekime, kam parë shumë dashuri nga njerëz që nuk i njoh, nga njerëz që i njoh.
Vëllai im është përcjellë si mbret. Dhe i them faleminderit të gjithë atyre që na kanë shkruar, janë munduar të na mbështesin në të gjitha format, edhe në rrugë. Sytë e atyre njerëzve që kanë pasur ndroje të na thonin dhe për hir të tyre dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të thënë faleminderit. Edhe pse e di që aty ka shumë njerëz të tjerë që kalojnë situata të rënda.
Nga një forcë madhore që ne e dimë që ekziston, e dimë që është një fund, por s’jemi asnjëherë gati dhe përjetojmë dhimbje dhe mesa duket kuptimi i vetëm i dhimbjes është në të tilla momente. Të tjerat janë kalimtare. Ky është një moment që ke një ndjesi që është ekstremi i asaj tjetrës. Dhimbja s’ka as etikë, as moral, as fjalor. Kam zbuluar që as fjalët s’janë të duhurat”, tha Ema Andrea.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
20 February21:22
VIDEO/ Sulmohet fizikisht moderatori i BBVIP Kosova, Alaudin Hamiti!
Moderatori i Klan Kosova Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një perso...
SHOWBIZ
20 February18:57
Konfirmohet! Pas Kristit, Mateo del sonte nga shtëpia e "Big Brother Vip Albania 5"
Pas eliminimit të Kristit, lajmi që po bën bujë në rrjet është se Mateo do të dalë sonte nga shtëpia e Big Bro...
SHOWBIZ
20 February16:54
U përjashtua me zarf të zi mëngjesin e sotëm! Çfarë ndodhi me Kristi Lamaj
Ditën e sotme konkurenti Kristi Lamaj u përjashtua nga gara për çmimin e madh të Big Brother Vip Albania.
Ky njoftim erdhi ditë...
SHOWBIZ
20 February16:19
Akuza dhe ofendime në BBVA/ Debate mes Livias dhe Selin
Tensione të forta kanë shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Livia dhe Selin janë përfs...
SHOWBIZ
20 February13:46
Sa pasuri krijoi ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”?
Me një karrierë dhjetëravjeçare në televizion dhe film, Eric Dane grumbulloi një pasuri me shtatë shifra nëpërm...
SHOWBIZ
20 February13:12
Përjashtimi i Kristit nga Big Brother, aludojnë banorët: Mos është ngjitur në mur?
Një zarf i zi zgjoi banorët këtë mëngjes në Big Brother, duke u përballur me një ngjarje që ndodhi herët n&e...
SHOWBIZ
20 February12:44
Mateo i ftohtë me Brikenën: Unë kam nervat e mia! Ke një logjikë në disa raste palidhje fare
Mateo orët e fundit ka qenë shumë i indinjuar nga sjelljet dhe veprimet e Brikenës dhe këtë gjë e ka diskutuar me banoren.
M...
SHOWBIZ
20 February11:46
FOTO/ Kur ishin më të rinj! Ja si dukej Rogerti me bashkëshorten vite më parë
Rogert Sterkaj, banori i Big Brother Vip Albania 5, është një nga konkurentët më të përfolur të këtij edicioni.
...
SHOWBIZ
20 February11:04
Familjarët e Brikenës reagojnë pas kritikave për lojën e saj në “Big Brother VIP”
Ditët e fundit kanë qenë të tensionuara për Brikena në shtëpinë e Big Brother VIP. Pas një afrimi...
SHOWBIZ
20 February09:23
Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara
Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara e Big Brother Albania VIP 5.
Njoftimin e dha vëllai i madh përmes një zarfi të zi,...