I dërgojnë foto të Klodit me Elijonën, reagon Alice: Keni zero respekt

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, historia e dashurisë mes Klodian Mihajt dhe Alice Masellit mori fund. Ndarja e tyre u konfirmua menjëherë pasi Klodiani la shtëpinë e reality show-t, duke i hapur rrugë lidhjes së tij me Elijonën, me të cilën u afrua gjatë qëndrimit në format.
Tashmë, Klodiani dhe Elijona e kanë bërë publike romancën e tyre edhe jashtë kamerave, ndërsa postimet e fundit të çiftit kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në këtë situatë është përfshirë edhe Alice, e cila ka marrë vazhdimisht mesazhe dhe komente nga ndjekësit, të cilët i kanë dërguar foto të Klodianit dhe Elijonës në momente romantike. E lodhur nga kjo situatë, ajo vendosi të reagojë publikisht në TikTok, duke u kërkuar ndjekësve të mos e përfshijnë më në zhvillimet që lidhen me ish-partnerin e saj.
“Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt. Shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre, jo në të miat. Unë kam ecur përpara. Faleminderit”, shkroi Alice.
Me këtë mesazh, ish-partnerja e Klodianit la të kuptohet se e konsideron të mbyllur këtë kapitull të jetës së saj dhe nuk dëshiron të jetë më pjesë e diskutimeve që lidhen me marrëdhënien e re të tij.

Lexo edhe
SHOWBIZ
E dashura e Lamine Yamal ka një kërkesë për futbollistin për finalen e Botërorit 2026: Dëgjove?

“Më vjen keq ta them, kisha një shoqëri shumë të mirë”/ Livia Brunga thyen heshtjen, tregon raportin me Rozana Radin

Remzie Osmani rrëfen historinë e trishtë të jetës: Më kanë ndërruar në spital kur isha foshnjë

Më mungon një partner sidomos në fundjavë, Egli Tako: Nuk do e pranoja kurrë një lidhje që nuk më bën të lumtur

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula i japin fund lidhjes? Detaji që ndezi dyshimet për ndarje





