Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg...
SHOWBIZ

I doli krah protestës por iu vursulën keq, vjen shpërthimi i Egla Cenos: Për ju që protestoni kundër protestës sime

P
Piranjat10 August 2026, 21:07 · 3 min lexim
I doli krah protestës por iu vursulën keq, vjen shpërthimi i Egla

TIRANË– Aktorja Egla Ceno, pas sulmeve në rrjet lidhur me qëndrimin e saj në protestën e banorëve të Poliçanit, kundër hartës së re territoriale, ka reaguar ashpër ndaj kritikëve

Në një postim të gjatë, ish fituesja e Big Brother shprehet se njerëz anonime vijnë në profilin e saj dhe vjellin vrer, duke komentuar jetën e saj private, të cilën ajo ka ditur ta mbajë gjithnjë larg vëmendjes së publikut.

Reagimi i Egla Cenos:

Ju mi gra dhe ju mi buRa që keni shqyer gojën si çorap pas disa statuseve të mia pro protestës: unë protestoj, ju protestoni kundër protestës time.

Vini në profilin tim dhe shkruani jo e fitova jo s’e fitova, jo mora 100 mijë euro, jo pordha apo s’pordha, më zuri a s’më zuri filani, u martova a s’u martova, shterpë, e sëmurë etj… Vetëm kaq dini të thoni? Mua kaq s’më gudulis as qimet e mustaqeve. Jeni aq copë copë sa edhe fjalën majdanoz e përdorni siç ju kam mësuar unë. Jeni aq shpifësira sa s’keni lënë profil vajzash të njohura pa hedhur baltë nga stallat e ndyra ku zhgërryheni si derra e dosa.

Ju harroni që sojin tuaj e kam si limoncello pas darke. Harroni që jeta ime private është aq private sa edhe nga ai reality shoë ku isha, morët vesh vetëm çfarë UNË doja të merrnit vesh nga jeta ime private.

Mos ma qani hallin se unë e kam në terezi. Kam dy atdhe, dy flamuj në zemër dhe zero padron mbi kokë. Ju nga komentet duket sikur s’keni as lagje. Unë me dy atdhe, ju vetëm me një tëmth që rrezikon t’ju plasë nga mllefi.

Mbështes me gjithë zemër protestën sepse Shqipërinë e dua jo sepse s’kam ku të shkoj. Sepse kështu më pëlqen dhe nuk i jap llogari njeriu. Protestoj edhe për ju, të shikoni pak dinjitet me sy para se të ikni nga kjo botë.

Mos më bëni akoma pis profilin me pranine tuaj. Shpërndahuni villni nëpër rrjet, jo në profilin tim se profili im është shtëpia ime dhe Shqiptari e ka shtëpinë të shenjtë. Po ju vetëm Shqiptarë nuk jeni. Jeni rracë komunistësh. Suussss.

Aktorja ishte e angazhuar pak ditë më parë, në mbështetje të banorëve të qytetit të saj të lindjes, që protestuan kundër shkrirjes së bashkisë së Poliçanit me atë të Beratit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.