I grabisin shtëpinë, Angela Martini publikon pamje

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini ka reaguar në rrjetet sociale pasi shtëpia e saj në Los Angeles është grabitur dhe disa çanta të saj janë vjedhur.
Martini ka publikuar në Instastory pamje pas ngjarjes, duke shkruar: “POV: Unë, 24 orë pasi shtëpia ime në Los Angeles u grabit dhe çantat e mia u vodhën.”
Ajo ka ndarë gjithashtu një mesazh për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kriminalitetit, duke theksuar: “Krimi nuk përhapet sepse kriminelët janë të patrembur. Përhapet kur komunitetet ndalojnë së kushtuari vëmendje.”
Në reagimin e saj, Martini ka shtuar: “Pas çdo maske fshihet dikush – një djalë i dikujt.” Sipas saj, gjashtë ditë më vonë, në të njëjtën zonë ka ndodhur një tjetër grabitje.
Postimi i saj ka nxitur diskutime për sigurinë në lagjet e Los Angeles dhe nevojën për më shumë vigjilencë nga komunitetet.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Si e solli Nolan “Odisenë” në ekran, pse zgjodhi Matt Damon dhe sfida e filmit më ambicioz të karrierës

Muzikanti i njohur rrëfen shtatë muajt në spital dhe betejën për jetën!

Ish banorja e “BBV”, Edisa tregon se me kë ruan miqësi pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri por jo vetëm kaq!

Me stil dhe të buzëqeshur Mateo dhe Brikena nisin pushimet, fotografia që po merr vëmendje në rrjet

“Të filloj të besoj në syrin e keq”/ Franceska Rrustemi tregon incidentin e papritur në det





