Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare
SHOWBIZ

I kërkojnë të bëhet pjesë e protestës kundër qeverisë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti

P
Piranjat14 July 2026, 19:41 · 2 min lexim
I kërkojnë të bëhet pjesë e protestës kundër

Fituesja e këtij edicionit të “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti, ka reaguar ndaj kërkesave të shumta të ndjekësve për t’iu bashkuar protestave që po mbahen tashmë e më shumë se një muaj në Tiranë.

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në TikTok, ku ishte në një “Live” me producentin Eraldo Rexho, ajo ka sqaruar një herë e mirë pozicionin e saj, duke refuzuar prerë pjesëmarrjen.

Moza ka treguar se pas eksperiencës së gjatë në reality-shoë, ndihet e konsumuar fizikisht dhe psikologjikisht. “Ku kam takat unë për protestë, jam lodhur, jam gërdis, plot tre muaj në fermë,” është shprehur ajo, duke iu përgjigjur kështu komentuesve që prisnin ta shihnin në shesh mes protestuesve. Më tej, ajo nuk ka kursyer as kritikat e ashpra ndaj shoqërisë, duke kujtuar kohën kur vetë ajo dilte për të kërkuar të drejtat e saj, ndërsa të tjerët bënin sehir.

“Kur kam protestuar unë që në vitin 2000, ju talleshit me mua. Tani protestoni ju pak për mua, të rri edhe unë në shtëpi siç rrinit ju atëherë kur protestoja unë. Thoshte babai im: ‘Me radhë lëpihen viçat’,” ka deklaruar Moza, duke përdorur këtë shprehje popullore për të treguar se secili duhet të bëjë pjesën e vet.

Përveç lodhjes personale, ish-fermerja ka ndarë edhe një moskuptim mbi qëllimin e vërtetë të këtyre organizimeve, duke u shprehur e paqartë për mesazhet që po jepen.

“Pastaj kjo protesta po bëhet e çuditshme. Kërkoni gjërat që doni vërtet, se këtu po bëhet gjeopolitikë me protestë, s’po marr vesh fare! Duket si protestë e një shteti global,” ka përfunduar ajo, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të bëhet pjesë e kauzave që ajo nuk po arrin t’i kuptojë.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Piranjat News (@newspiranjat)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.