Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
SHOWBIZ

I publikoi video intime, përplasje e ashpër mes Eltonit dhe Rizarta Hoxhës

P
Piranjat29 August 2026, 16:49 · 2 min lexim
I publikoi video intime, përplasje e ashpër mes Eltonit dhe Rizarta

Një video e publikuar nga gazetari Elton Tozaj ka sjellë një përplasje publike mes tij dhe Rizarta Hoxhës.

Pamjet tregonin këtë të fundit duke shkëmbyer një puthje me një mashkull, ndërsa publikimi është shoqëruar me pyetjen nëse momenti ishte regjistruar para apo pas udhëtimit të saj në Spanjë.

Pas publikimit, Rizarta ka reaguar në Instagram duke e konsideruar shpërndarjen e pamjeve cenim të jetës së saj private. Ajo ka paralajmëruar se çështjen nuk do ta trajtojë më publikisht, por do ta ndjekë në rrugë ligjore.

“Dua të sqaroj publikisht diçka që tashmë ka kaluar kufirin e informacionit dhe ka hyrë në cenimin e jetës private”, shkruan ajo, duke iu referuar më tej dispozitave ligjore që, sipas saj, mbrojnë jetën private, personalitetin, reputacionin dhe të dhënat personale.

“Nga ky moment, çështja nuk do të trajtohet më publikisht, por vetëm në rrugë ligjore”, përfundoi ajo.

Nuk vonoi as përgjigjja e Elton Tozajt. Gazetari mbrojti publikimin e tij duke argumentuar se pamjet janë realizuar në një ambient publik dhe se, sipas tij, raportimi për personazhet publikë në këto rrethana nuk përbën shkelje.

“Fakti që je personazh publik të vendos dhe të mban në qendër të vëmendjes”, shkroi ndër të tjera Tozaj, duke këmbëngulur se publikimi i fotografive apo videove të realizuara jashtë banesës private mund të jetë pjesë e raportimit kur ekziston interes publik.

I publikoi video intime, përplasje e ashpër mes Eltonit dhe Rizarta

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.