“I thanë se Monika ka të dashur”- Kryemadhi flet për raportin me Metën: 33 vite jetë me të, më linte të bëja çfarë të doja! Jam penduar

Ish kryetarja e LSI-së dhe ish deputetja, Monika Kryemadhi ka folur për raportet me ish bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Sipas saj, 33 vite jetë me të kanë qenë periudha me e bukur e jetës, edhe pse siç thotë kanë kaluar shumë sfida.
Ajo thotë se pengun më i madh janë fëmijët, pasi shprehet se nuk i ka kushtuar kohën e nevojshme.
“Më thuaj ti një femër që nuk mban mend puthjen e parë. Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën, nuk kanë qenë të tmerrshme, por shumë të bukura. Ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Me Metën kam kaluar shumë sfida, shumë beteja, disa i fituam, disa u humbën. Unë nuk mund të mohoj çdo gjë. Kjo që jam, jam për shkak të bashkëjetesës sime me të. Ai ishte shumë tolerant, më linte të bëja çfarë të doja, nuk kam pasur kurrë kontroll. Ne në jetën tonë kemi bërë a s’kemi bërë 5 herë pushime familjare.
Jam penduar që kam harxhuar kohën për të tjerët dhe jo për familjen time. Kam peng në marrëdhënien me fëmijët, sepse i jam përkushtuar njerëzve të tjerë dhe në fund të ditës, kur kthen kohën, thua çfarë kam bërë për fëmijën tim. Ndjej respekt për të. Meta kurrë nuk ka qenë i vëmendshëm për veshjen time. Vetëm një herë, kur i kam lyer flokët e kuqe, i bëri përshtypje.
Sot ndjej respekt dhe inat me veten që SPAK dhe Dumani përdorën metodologjinë e sigurimit të shtetit për të na futur në konflikt, duke i quajtur si bashkëpunëtor të SPAK, pra që kam tradhtuar Metën dhe doli që nuk ishte e vërtetë. Meta gjithmonë i ka besuar njerëzit dhe ky ka qenë problemi më i madh i tij. Ai ka një miqësi të tepruar brenda vetes së tij. Zhgënjimin e ka shumë më të madh. Manipulimi që është bërë ka qenë shumë i shëmtuar dhe jo njerëzor”, tha Monika Kryemadhi për Top News.
Monika Kryemadhi riktheu në vëmendjet edhe akuzat që i janë bërë, duke deklaruar se “Ilir Metës i kishin thënë se kisha të dashur”.
“Të gjithë ata që kanë ndërtuar këtë lloj skeme… ata i than në fillim Metës, që në telefonin e Monikës kemi gjetur një të dashur, pra “Monika ka të dashur”. Unë thoja që të kesh të dashur duhet të kesh kohë njëherë. Meta kishte ikur nga shtëpia atëherë. Thonin që unë kam të dashur. I kishin çuar Metës mesazhet e mia me “Zemra ime”. Unë Metën e kisha të regjistruar në telefon me “Zemra ime”, u shpreh Monika Kryemadhi.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Monika Kryemadhi habit me deklaratën për Selin: Do e bëja ministre direkt

Drake shfaqet me bluzë në shqip, fansat të habitur

Pasuria e Michael Jackson, e vërteta tronditëse rreth financave të ‘Mbretit të Popit’

Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në BBV?

“Më ka pëlqyer bionde, por…”/Miri ka një koment për flokët e bashkëshortes





