Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

I vdiq babai i fëmijës së saj gjatë festës në Spanjë/ Reagon modelja e njohur shqiptare

P
Piranjat 7 May 2026, 19:35 · 2 min lexim
I vdiq babai i fëmijës së saj gjatë festës në

Modelja e njohur shqiptare, Misse Beqiri, ka reaguar pas vdekjes tragjike të ish-partnerit të saj, Jake Hall, më të cilin ka një vajzë 8-vjeçare, River. Një zëdhënës i Beqiri ka lëshuar një deklaratë për Tyla pasi u përhap lajmi për vdekjen e 35-vjeçarit.

“Në këtë kohë, fokusi i Misse është në mbështetjen dhe mbrojtjen e fëmijës së tyre, teksa përballen me këtë humbje shkatërruese. Familja po kërkon privatësi, dhembshuri dhe respekt ndërsa vajtojnë privatisht”, thuhet në deklaratën në fjalë.

Mediat e huaja shkruajnë se Beqiri dhe Hall u fejuan në vitin 2018, pasi River lindi në nëntor të 2017-s. Fejesën e zbuluan përmes një postimi në “Instagram” teksa ishin me pushime dhe shkruanin:

“Po. Pjesa tjetër e jetës sime me ty”.

Ata u ndanë jo shumë kohë më pas, duke mos e ndjekur më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Po atë vit, yllit televiziv iu dha një urdhër ndalimi për 28 ditë, megjithatë ai nuk u arrestua ose u akuzua për ndonjë vepër penale.

Jake Hall u gjetur i vdekur në një vilë spanjolle, pasi pësoi lëndime në kokë gjatë një daljeje natën. Policia e gjeti 35-vjeçarin në një pellg gjaku pasi pësoi një plagë fatale në kokë, e cila thuhet se u shkaktua nga copa xhami.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.