Iliri nuk pyet as për produksion, reagon kështu pasi ia "tërheqin veshin"

Një video e minutave të fundit që po qarkullon në rrjet tregon se tensionet mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit nuk janë qetësuar.
Edhe pas debateve të fundit pranë pishinës, balerini dëgjohet duke përdorur një fjalor të ashpër ndaj banoreve të tjera, duke shpërfillur edhe vërejtjet e produksionit.
Në materialin e publikuar, Iliri dëgjohet mjaft i nervozuar teksa i referohet Mozës dhe aleatëve të saj në lojë me fjalët: “Plerat, 3 shterpa janë”.
Në atë moment ka ndërhyrë menjëherë regjia përmes autoparlanteve duke i tërhequr vëmendjen me fjalët: “Ilir, kujdes mikrofonin”.
Megjithatë, ky paralajmërim nuk e ka ndaluar konkurrentin, i cili është kthyer nga kamerat duke e përsëritur ofendimin: “3 shterpa, e them tamam! Doni ta dëgjoni prapë? 3 shterpa!”.
Ky reagim ka sjellë sërish kërkesa nga ndjekësit në rrjetet sociale për masa më të rrepta disiplinore, pasi balerini jo vetëm që ka përsëritur fjalorin fyes, por ka sfiduar hapur edhe urdhrat e drejtpërdrejtë të produksionit.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Bob Dylan feston 85-vjetorin, artisti që ndryshoi historinë e muzikës moderne

"Bir k*rve, ta fus..." Ilir Shaqiri shpërthen me ofendime ndaj Mozës, pritet përjashtimi?

Rozana Radi dhe Erzina bashkë në një emision, gruaja dhe ish-e dashura e reperit MC Kresha diskutojnë për "ish"-at

Nuk ka më kthim pas! Produksioni jep njoftimin për mbylljen e serialit turk, fansat shpërthejnë të zemëruar

Jo 100 ditë! Zbulohen detajet e finales së Ferma VIP 3





