Ina Aderi kapet mat në aeroport me një tjetër djalë, pas ndarjes nga Keijsi

Ina Aderi duket se po tërheq sërish vëmendjen, këtë herë për shkak të një daljeje në aeroport që ka nxitur jo pak kuriozitet.
Në pamjet që po shpërndahen në rrjet, Ina shfaqet duke lëvizur krah një djali, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Prezenca e tij pranë ish-banore së “Big Brother VIP Albania 5” ka bërë që menjëherë të lindin dyshimet se ajo mund të jetë duke shijuar një romancë të re.

Interesi është edhe më i madh për shkak të historisë së saj të fundit me Keijsi Hysenin. Dyshja u afrua gjatë eksperiencës në “BBVA 5”, por lidhja e tyre nuk vijoi pas daljes nga programi.
Më 22 qershor, Ina foli hapur për ndarjen dhe tregoi se të dy kishin kuptuar se nuk funksiononin si çift, pavarësisht se kishin ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
Tashmë, pamjet e reja kanë rikthyer vëmendjen te jeta private e Inës. Ajo nuk ka bërë ende asnjë reagim për personin që shfaqet pranë saj, ndaj nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mik apo për dikë që ka një rol më të veçantë në jetën e saj.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: pamjet kanë mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet për një lidhje të re.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Megi Pojani nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”, priten ndryshime në sezonin e ri

A po rikthehet çifti legjendar i “Karadayı”? Bergüzar Korel mund t’i bashkohet Kenan İmirzalıoğlu

“Boo sa turp!” Rozana Radi nuk përmbahet: Po lahuni o njerëz, lahuni

Nora Istrefi dhe Roberti me pushime së bashku? Këngëtarja befason me përgjigjen

Egli Tako mahnit me linjat trupore, pozat verore nga jugu i Shqipërisë





